Bota 7 August 2024, 13:43 Nga VNA

Kreu i ri i Hamas, arkitekti i sulmit të 7 tetorit në festivalin e Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Kreu i ri i Hamas, arkitekti i sulmit të 7 tetorit në festivalin e

Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një lëvizje që konfirmon prirjen radikale që ka ndjekur grupi që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael. Sinwar pason Ismail Hanijenë, i cili u vra në Teheran javën e kaluar. Sinwar, arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada, ka qendruar i fshehur në Gazë, duke sfiduar përpjekjet izraelite për ta vrarë që nga fillimi i luftës."Lëvizja e Rezistencës Islamike, Hamasi shpall zgjedhjen e komandantit Jahja Sinwar si shef politik i lëvizjes, për të pasuar komandantin martir Ismail Hanijeh", thuhet në një deklaratë të shkurtër të lëvizjes. Lajmi për emërimin u shoqërua nga një breshëri raketash nga militantët në Gaza që vazhdojnë të luftojnë kundër trupave izraelite në enklavën e rrethuar. Sinwar, i cili ka kaluar shumë vite në burgjet izraelite, është udhëheqësi më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Hanijesë, një ngjarje që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, pasi Irani u zotua se do të hakmerret me forcë pas vrasjes së tij.Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Hanijesë, por ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësve të tjerë të lartë, përfshirë nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra në Bejrut, dhe Mohammed Deif, komandanti ushtarak i lëvizjes. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari reagoi pas njoftimit."Yahya Sinwar është një terrorist që është përgjegjës për aktin më kriminal terrorist në histori - 7 tetorin. Ka vetëm një vend për Yahya Sinwarin: përkrah Mohammed Deifit dhe të gjithë terroristëve përgjegjës për 7 tetorin”.I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, Sinwar, 61 vjeç, u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në Gazë në vitin 2017 pasi fitoi një reputacion si një figurë e pamëshirshme dhe një armik i vendosur i Izraelit.Përpara se të burgosej ai ishte kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit.

VOA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme