Bota 30 July 2024, 10:55 Nga VNA

Turqia miraton ligj për largim të qenve endacakë nga rrugët

Ndaje në Whatsapp
Turqia miraton ligj për largim të qenve endacakë nga rrugët

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar të martën një ligj të ri për largim të miliona të qenve endacakë nga rrugët e vendit, por mbrojtësit e kafshëve frikësohen që kjo masë do të rezultojë me vrasje të shumë qenve apo neglizhim të tyre në strehimore të mbingarkuara. Disa besojnë që ligji mund të përdoret për të shënjestruar opozitën, e cila ka shënuar fitore të mëdha në zgjedhjet lokale, të mbajtura muaj më parë.

Deputetët e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e kanë miratuar legjislacionin pas një seance maratonë, meqë Qeveria ka kërkuar që legjislacioni të miratohet para pushimit veror të Parlamentit. Ndërkohë nëpër qytetet turke janë mbledhur mijëra protestues, të cilët kanë bërë thirrje për mosmiratim të ligjit, i cili mundëson që për disa kafshë endacake të përdoret eutanazia – vdekje e asistuar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme