Bota 28 July 2024, 18:01 Nga VNA

Meloni shtrin dorën homologut kinez, firmos plan veprimi 3- vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Meloni shtrin dorën homologut kinez, firmos plan veprimi 3- vjeçar

• Kina është partnerja më e madhe tregtare e Romës – jashtë shteteve të Bashkimit Evropian – pas Shteteve të Bashkuara.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën, pasi nënshkroi një plan veprimi 3-vjeçar gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Pekin që kur ka marrë postin e kryeministres. Meloni, që udhëheq Qeverinë e krahut të djathtë që nga viti 2022, e bëri këtë njoftim gjatë takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, teksa Roma po synon të përmirësojë raportet tregtare me Pekinin pasi u largua nga Nisma kineze “Brezi dhe Rruga” vitin e kaluar. Kjo nismë, që ka në thelb investimet në infrastrukturë është projekti kryesor i presidentit kinez, Xi Jinping. Liderja italiane tha se vizita pesëditore “demonstron vullnetin për të nisur një fazë të re, për të rinisur bashkëpunimin tonë dypalësh”. Plani i veprimit, që u nënshkrua gjatë vizitës, synon që të gjenden forma të reja të bashkëpunimit, tha ajo. Memorandumi për bashkëpunim industrial i nënshkruar nga Italia dhe Kina “përfshin sektorët strategjikë të industrisë, sikurse lëvizshmëria elektrike dhe burimet e ripërtërishme”, tha Meloni. Meloni, e cila i sheh investimet kineze si mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike të Italisë, gjatë vizitës do të takohet edhe me Xinë dhe ligjvënësin më të lartë në Kinë, Zhao Leji, i cili është i treti në hierarikën e udhëheqjes. Më 2019, Italia u bë shteti i vetëm i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që iu bashkua nismës “Brezi dhe Rruga”, por u tërhoq nga kjo nismë vitin e kaluar.

REL

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme