Bota 22 Korrik 2024, 09:21 Nga VNA

Reagime në gjithë botën pas tërheqjes së Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Reagime në gjithë botën pas tërheqjes së Biden nga gara

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, shkroi se presidenti Biden “është një njeri i shkëlqyer dhe gjithçka që bën udhëhiqet nga dashuria e tij për vendin e tij. Si president, ai është një partner i kanadezëve dhe një mik i vërtetë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi se presidenti Biden ka arritur shumë për vendin e tij, për Evropën, për botën.

“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, shkroi kancelari gjerman.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se e respekton vendimin e presidentit Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale.

“Unë e di se, siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme, presidenti Biden do ta ketë marrë vendimin e tij bazuar në atë që ai beson se është në interesin më të mirë të popullit amerikan”, shkroi kryeministri britanik.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një postim në rrjetin X i shprehu admirimin presidentit Biden për atë që ai e cilësoi vendim të guximshëm dhe dinjitoz.

“Falë vendosmërisë dhe udhëheqjes së tij, SHBA-ja e tejkaloi krizën ekonomike pas pandemisë dhe sulmit serioz në Kapitol dhe u bë shembullore në mbështetjen e saj për Ukrainën përballë agresionit rus të (Vladimir) Putinit. Një gjest i madh nga një president i madh që ka luftuar gjithmonë për demokraci dhe liri”, shkroi kryeministri spanjoll.

Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në rrjetin X; “zoti President Joe Biden, shumë herë keni marrë vendime të vështira që e kanë bërë Poloninë, Amerikën dhe botën më të sigurt dhe demokracinë dhe lirinë më të forta. Unë e di që jeni udhëhequr nga të njëjtat parime kur shpallët vendimin tuaj të fundit. Ndoshta më i vështiri në jetën tuaj”.

Kryeministri i Çekisë Petr Fiala, tha se ky është padyshim vendimi i një burrështetasi që i ka shërbyer vendit të tij për dekada. “Është një hap i përgjegjshëm dhe personalisht i vështirë, prandaj edhe shumë i vlefshëm. Po lutem që Shtetet e Bashkuara nga konkurrenca demokratike e dy kandidatëve të fortë dhe të barabartë, të fitojnë një president të mirë”.

Kryeministri irlandez, Simon Harris, shkroi se “bota ka ndryshuar që nga fitorja e presidentit Biden në vitin 2020 dhe neve na është dashur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme, nga një pandemi globale deri te kthimi i luftës në kontinentin e Evropës me agresionin e tmerrshëm në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, e cila ka shënjestruar dhe vrarë qëllimisht civilë të pafajshëm. Presidenti Biden ishte një zë i arsyes, multilateralizmit efektiv dhe zgjidhjeve të përbashkëta”, shkroi ai.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere i tha kanalit televiziv kombëtar NRK se e respekton vendimin e presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara.

“Joe Biden ka qenë një nga politikanët më të shquar të Amerikës gjatë disa dekadave dhe një president që ka kryer disa reforma të rëndësishme”, tha ai.

“Faleminderit për udhëheqjen dhe shërbimin tuaj të vazhdueshëm president Biden”, shkroi ndërkaq kryeministri i Australisë, Anthony Albanese. “Aleanca Australi-SHBA nuk ka qenë kurrë më e fortë me angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sigurisë ndërkombëtare, prosperitetit ekonomik dhe veprimit për mbrojtjen e klimës për këtë dhe brezat e ardhshëm”, shkroi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zgjedhjet amerikane do të mbahen pas katër muajsh dhe kjo sipas tij “është një periudhë e gjatë kohore gjatë së cilës mund të ndryshojë shumëçka. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të monitorojmë me kujdes atë që ndodh. Përparësi për ne është operacioni i posaçëm ushtarak,” tha Peskov, duke iu referuar luftës në Ukrainë. /VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme