Bota 19 July 2024, 10:31 Nga VNA

Kaos në aeroportet amerikane dhe evropiane, vonesa dhe anulime të fluturimeve pas ndërprerjeve në sistemet e IT-së

Ndaje në Whatsapp
Kaos në aeroportet amerikane dhe evropiane, vonesa dhe anulime të

Ndërprerja masive në sistemet e IT-së ka shkaktuar kaos në linjat ajrore ne disa shtete.

Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, ndërkohë që avionët që aktualisht janë në fluturim, do të vazhdojnë itinerarin.

Një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in, raporton aeroporti i Berlinit, ku ka vonesa të shumta te fluturimet.

E njëjta situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, puna po vazhdon me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit.

Ekranet ku shfaqet oraret e nisjeve ‘ngrinë’ në aeroportin e Edinburgut. Në terminalin kryesor, tabelat tregojnë informacion të vjetëruar në lidhje me numrat e portave dhe oraret e nisjeve, që do të thotë se disa pasagjerë kanë humbur fluturimet e tyre. Më herët këtë mëngjes ra alarmi për zjarr në ndërtesën e terminalit kryesor, që mendohet se është shkaktuar nga i njëjti gabim kompjuterik, raporton BBC.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme