Bota 19 Korrik 2024, 09:28 Nga VNA

Trump merr zyrtarisht emërimin për të kandiduar si President: S’do isha këtu sot nëse nuk lëvizja kokën atë ditë

Ndaje në Whatsapp
Trump merr zyrtarisht emërimin për të kandiduar si President:

Pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ish-presidenti Trump iu drejtua Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave dhe përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha ish-presidenti Trump.

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

Ish-presidenti Trump sidoqoftë u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa dhe të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët.

 

Pasi përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, rritjen e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, ai e kritikoi drejtpërsëdrejti presidentin Biden, emrin e të cilit u zotua se nuk do ta përmendte më gjatë fjalimit. “Nëse do të merrnim dhjetë presidentët më të këqinj amerikanë, ata së bashku nuk do të kishin shkaktuar dëmin që ka shkaktuar Biden-i“, tha ai.

Së bashku do të jemi sërish një komb madhështor“, tha ai. “Qoftë nëse më keni mbështetur apo jo… Me shumë përulje ju kërkoj të jeni të lumtur për të ardhmen e vendit tonë“, tha ish-presidenti Trump.

 

Duke përsëritur akuzat se nga shumë vende po vijnë drejt kufijve të Amerikës persona me historik penal, ai u zotua sërish për të bërë operacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Ai iu drejtua Amerikës duke u zotuar “t’i mbajë djemtë dhe vajzat tona të sigurta” dhe përmendi si shembull komentet e kryeministrit hungarez Victor Orban duke vlerësuar fuqinë e administratës Trump.

Rusia sulmoi Gjeorgjinë nën presidentin Obama. Rusia mori Krimenë nën administratën e tanishme. Rusia tani do të gjithë Ukrainën. Nën presidentin Trump, Rusia nuk mori asgjë“, tha ish-presidenti Trump. Është shndërruar në një planet lufte, tha ai, duke përmendur Izraelin, Ukrainën dhe tërheqjen “shkatërrimtare” nga Afganistani. Kina gjithashtu ka qarkuar Tajvanin dhe anijet dhe nëndetëset bërthamore ruse janë pranë bregdetit të Kubës, tha ai.

I jap një mesazh të gjithë botës“, tha presidenti Trump. “Duam të na ktheni pengjet tona“, tha ai duke paralajmëruar për pasoja.

Përgjatë gjithë fjalimit, ish-presidenti Trump premtoi një epokë të artë në zhvillimin e ekonomisë amerikane. “Pak ditë më parë, për pak mori fund rrugëtimi im i përbashkët me ju, por ja ku jemi… Jetojmë në një botë mrekullirash… Çdo moment mbi tokë, është një dhuratë nga Zoti“, tha ai.

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme