Bota 30 Korrik 2024, 08:52 Nga VNA

Hamasi, Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Ndaje në Whatsapp
Hamasi, Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e

Izraeli dhe grupi militant Hamas akuzuan njëri-tjetrin të hënën për mungesën e përparimit në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Hamasi akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shtimin e kushteve dhe kërkesave të reja, për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas bisedimeve të fundit të zhvilluara nëpërmjet ndërmjetësve.

Zoti Netanyahu, megjithatë, mohoi të kishte bërë ndonjë ndryshim dhe tha se ishte realisht grupi Hamas që këmbënguli për ndryshime të shumta ndaj propozimit origjinal.

Grupi islamist palestinez i mbështetur nga Irani tha se kishte marrë përgjigjen e fundit nga Izraeli, pas bisedimeve në Romë që përfshinin Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Egjiptin dhe Katarin.

“Është e qartë nga ajo që ndërmjetësit përcollën se Netanyahu i është rikthyer strategjisë së tij të zvarritjes, evazionit dhe shmangies së arritjes së një marrëveshjeje duke vendosur kushte dhe kërkesa të reja”, tha Hamasi në një deklaratë të hënën.

 

Grupi Hamas e akuzoi zotin Netanyahu për tërheqje nga një propozim i paraqitur më parë nga ndërmjetësit, i cili tha se ishte bazuar tashmë në një "letër izraelite".

Zyra e zotit Netanyahut tha në përgjigje se ishte udhëheqja e Hamasit që po pengonte arritjen e një marrëveshjeje, duke kërkuar 29 ndryshime në propozim.

 

"Izraeli po i qëndron parimeve të tij sipas propozimit origjinal - një numër maksimal i pengjeve (për t'u liruar) që janë ende gjallë, kontrolli izraelit i korridorit të Filadelfit (përgjatë kufirit Gaza-Egjipt) dhe parandalimi i lëvizjes së terroristëve dhe armëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

 

Zyrtari i lartë politik i Hamasit, Izzat El-Reshiq më vonë të hënën mohoi që grupi i tij të kishte paraqitur ndonjë kushtëzim të ri, duke e akuzuar zotin Netanyahun për pengesa të qëllimshme.

 

“Ndërmjetësuesit janë të vetëdijshëm se Hamasi tregoi fleksibilitet dhe pozitivitet dhe hapi rrugën drejt arritjes së një marrëveshjeje, si dhe anashkaloi pengesat izraelite”, tha zoti Reshiq.

Një zyrtar tjetër i Hamasit i tha televizionit të Hamasit, Al-Aqsa se Kryeministri izraelit Netanyahu kishte ngritur kushte të reja "të pamundura" në lidhje me kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre, se kishte refuzuar të tërhiqej nga vendkalimi i Rafahut dhe vija kufitare me Egjiptin dhe kishte refuzuar lirimin e të burgosurve palestinezë që kanë marrë dënime të zgjatura.

Uashingtoni, i cili i mbështet bisedimet, ka thënë vazhdimisht se arritja e një marrëveshjeje është e afërt. Bisedimet e fundit bëhen rreth një propozimi që Presidenti Joe Biden paraqiti në muajin maj.

Hamasi dëshiron një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftës në Gazë, ndërsa zoti Netanyahu thotë se konflikti do të ndalet vetëm pasi Hamasi të mposhtet. Ka edhe mosmarrëveshje se si do të zbatohej një marrëveshje e mundshme.

Vendet ndërmjetësuese, Katari dhe Egjipti, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë thënë vazhdimisht se dyert për negociata të mëtejshme mbeten të hapura, ndërsa Izraeli dhe Hamasin shprehin gatishmërinë për të negociuar.

Marre nga Reuters

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme