Bota 5 Gusht 2024, 12:22 Nga VNA

Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme

  • ‌Vendet perëndimore vazhduan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani.
  • ‌Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas.

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhduan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani. Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izraelite në Gazë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit. Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”. Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët. Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto sulme rritën frikën për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij ndaj Izraelit si dhe për mundësinë e nisjes së një lufte rajonale edhe më shkatërruese. Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Po ashtu ministritë e Jashtme të këtyre dy vende kërkuan që qytetarët e tyre të largohen përkohësisht edhe nga Irani, duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës së tij ajrore. Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani. Në një tjetër zhvillim, Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi bëri të dielën një vizitë të rrallë në Iran, gjatë së cilës bëri thirrje që t'i jepet fund përshkallëzimit të dhunës dhe që rajoni të mund të jetojë në "paqe, siguri dhe stabilitet". Vizita e zotit Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon. Izraeli është përgatitur për çdo skenar tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa akuzoi grupin militant Hamas për dështimin e negociatave. “Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë ua përsëris armiqve tanë: ne do të përgjigjemi dhe do të godasim me saktësi. Do të marrë një goditje të fortë çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front”, thekosoi ai. Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 njerëz në sulmin e tyre të befasishëm në Izraelin jugor tetorin e kaluar. Ofensiva masive e Izraelit e nisur në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 39550 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve. Po ashtu lufta ka zhvendosur disa herë shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës. Veç Hamasit edhe grupi militant Hezbollah ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin përgjatë kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës, në atë që grupi militant thotë se synon të lehtësojë presionin ndaj aleatit të tij të mbështetur nga Irani, Hamasit. Sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme janë shtuar me shpejtësi muajt e fundit. VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme