Bota 3 August 2024, 15:54 Nga VNA

Grupi ekstremist i djathtë në Britaninë e Madhe përgatitet për protesta të dhunshme

Ndaje në Whatsapp
Grupi ekstremist i djathtë në Britaninë e Madhe përgatitet

Grupet ekstremiste të krahut të djathtë në Britaninë e Madhe pritet që të organizojnë protesta të dhunshme. Ata janë nxitur nga lajmet e pavërteta, ku pretendohej se një adoleshent që kishte vrarë me thikë tre vajza të vogla, kishte qenë një azilkërkues mysliman.

Sipas mediave britanike ekstremistët e djathtë, po përdorin TikTok-un, mesazhet në Telegram për të organizuar protestat e kësaj fundjave në Liverpul, Sunderland, Mançester, Hull, Lids, Southport dhe Bristol.

Ndërkohë që policia ndodhet në gatishmëri ku dhe ka publikuar imazhet e personave të dyshuar, që kërkon t’i arrestoj nga trazirat e ditëve të mëparshme.

Dhuna ka shpërthyer që mbrëmjen e së premtes në rrugët e qytetit verilindor të Sunderland-it, ku turma kryesisht të rinjsh të irrituar kanë sulmuar policinë, duke i vënë zjarrin makinave të tyre madje i vunë zjarrin edhe stacionit të policisë. Ndërkohë janë bërë tetë arrestime.

Sakaq protestuesit të maskuar kanë sulmuar edhe dyqanet dhe kane plaçkitur çka ndodhej brenda tyre. 53 policë janë plagosur nga tullat e hedhura në drejtim të forcave policore dhe disa makina janë djegur gjatë disa orëve te kaosit dhe trazirave. Protesta të tjera janë zhvilluar edhe në Londër, ku ka pasur 100 persona të arrestuar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme