Bota 13 August 2024, 12:20 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë në alarm/ Irani mund të sulmojë këtë javë Izraelin

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë në alarm/ Irani mund të sulmojë

  • ‌Ushtritë në gadishmëri. SHBA-ja po shton me shpejtësi praninë e saj ushtarake në rajon në pritje të një sulmi iranian.
  • ‌Bota mban frymën. A rrezikohet përshkallëzimi dhe përhapja e konfliktit kudo?!

Irani mund të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit që "këtë javë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby. "Ne duhet të jemi të përgatitur për një sasi të konsiderueshme sulmesh," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se edhe Uashingtoni mendon sikurse Izraeli se kjo "mund të ndodhë këtë javë". Kirby e dha këtë deklaratë pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi bisedime me krerët e Mbretërisë së Bashkuar, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë, gjatë të cilave ai diskutoi për mundësinë e një armëpushimi në Gazë dhe mënyrat për të shpërshkallëzuar tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të përbashkët të bërë të hënën (12.08.) nga Presidenti Biden dhe katër liderët evropianë thuhet: "Ne i kërkojmë Iranit të heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit dhe diskutuam për pasojat serioze për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë". Izraeli në "gatishmëri maksimale" Izraeli po përgatitet për një sulm të madh pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniya, muajin e kaluar në Teheran, një ditë pasi gjatë një sulmi izraelit në Bejrut ishte vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli është në "gatishmëri maksimale" dhe i merr seriozisht kërcënimet iraniane, por se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet për mobilizimin e civilëve. Ndërkohë edhe SHBA-ja po shton me shpejtësi praninë e saj ushtarake në rajon në pritje të një sulmi iranian. Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyhas, por qeveria izraelite ishte zotuar më parë se do ta vriste atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit për shkak të rolit të tyre në sulmet terroriste të 7 tetorit. DW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme