Bota 12 August 2024, 13:12 Nga VNA

Zjarr në termocentralit bërthamor të Zaporizhias, akuza Rusi-Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në termocentralit bërthamor të Zaporizhias, akuza
  • ‌Treguesit e rrezatimit janë në parametra normalë. Por, për sa kohë që terroristët rusë mbajnë nën kontroll centralin bërthamor, situata nuk është dhe nuk mund të jetë normale

Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin të dielën për ndezjen e një zjarri në hapësirën e termocentralit bërthamor të Zaporizhias së pushtuar nga Rusia, ndërsa Ukraina u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe nuk raportoi për shenja të rritjes së rrezatimit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), e cila ka një prani në objektin e madh me gjashtë reaktorë, tha se ekspertët e saj kishin parë tym të fortë dhe të zi që dilte nga zona veriore e centralit në Ukrainën jugore, pas shpërthimeve të shumta. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për ndezjen e një zjarri që ai tha se ishte i dukshëm nga qyteti i Nikopolit që kontrollohet nga Kievi, i cili ka pamje nga centrali që mbahet nga Rusia. Evgeny Balitsky, një zyrtar i vendosur nga Rusia në jugun e pushtuar të Ukrainës, akuzoi forcat e Kievit se shkaktuan zjarrin duke bombarduar qytetin e afërt Enerhodar, i cili, sikurse centrali, u pushtua nga Rusia menjëherë pas agresionit të saj në shkurt të vitit 2022. IAEA tha se nuk kishte pasur asnjë ndikim të raportuar në sigurinë bërthamore. “Ekipit iu tha nga (centrali bërthamor) për një sulm të supozuar me dron në një nga kullat ftohëse...”, shkroi agjencia në rrjetin X. Yevhen Yevtushenko, një zyrtar lokal ukrainas në Nikopol tha se kishte informacione "jozyrtare" se forcat ruse i kishin vënë flakën një grumbulli të madh gomash të makinave në kullat ftohëse. Presidenti Zelensky publikoi një video që shfaqte tymin e zi që po dilte nga një kullë ftohëse. "Aktualisht, treguesit e rrezatimit janë në parametra normalë. Por, për sa kohë që terroristët rusë mbajnë nën kontroll centralin bërthamor, situata nuk është dhe nuk mund të jetë normale", shkroi ai. Drejtuesit rusë të centralit thanë se punonjësit e emergjencës e vunë zjarrin nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme. “Zjarri nuk ndikoi në funksionimin e centralit”, thanë ata. Gjashtë reaktorët e termocentralit që ndodhet afër vijës së parë të luftës në Ukrainë nuk janë në funksion, por centrali mbështetet në furnizimet nga jashtë për të mbajtur të ftohur materialin e tij bërthamor dhe për të parandaluar ndonjë aksident katastrofik. Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme për rrezikimin e sigurisë rreth tij.

VOA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme