Bota 28 Gusht 2024, 14:52 Nga VNA

Konflikti Izrael -Palestinë/ Negociatorët zhvendosin bisedimet për armëpushim në Katar

Ndaje në Whatsapp
Konflikti Izrael -Palestinë/ Negociatorët zhvendosin bisedimet

Irani dhe Shtetet e Bashkuara ndër vite kanë mbajtur bisedime përmes palëve të treta, të ndërmjetësuara nga Omani dhe Katari. Në fillim të mandatit, Presidenti Biden i bëri trysni Iranit të respektonte marrëveshjen bërthamore që ishte arritur gjatë administratës së Presidentit Obama në vitin 2015, por që ishte hedhur poshtë në vitin 2018 nga ish President Donald Trump.Që atëherë, Irani ka vazhduar të pasurojë uraniumin, duke mos respektuar kufizimet e vendosura nga marrëveshja me Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, administrata amerikane ka bërë përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore.

Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari u takuan të mërkurën në Doha për bisedime të nivelit teknik në procesin e negociatave për arritjen e një armëpushimi në Gazë. Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje, ushtria izraelite intensifikoi operacionet në Gazë dhe ndërmori sulme ajrore në qytetin Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor. Në Rripin e Gazës, forcat izraelite depërtuan me tanke në thellësi të qytetit jugor Khan Younis dhe sulmuan pjesët tjera të territorit, përfshirë në afërsi të një shkolle ku po strehohen familjet e zhvendosura. Sipas personelit mjekësor në Gazë, 34 palestinezë u vranë sot. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dy gazetarë vendas, sipas njoftimeve të agjencive, duke çuar në 172 numrin e gazetarëve të vrarë gjatë luftës 11 mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Në Xhenin dhe në disa qytete tjera në Bregun e pushtuar Perëndimor, forcat izraelite ndërmorën një operacion të shkallës së gjerë, ku sipas zyrtarëve palestinezë, ata vranë të paktën nëntë palestinezë dhe vendosën qytetin nën shtetrrethim. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet e të mërkurës në Xhenin dhe qytetet përreth, të njohura si vatra të militantëve palestinezë, janë faza e parë e një operacioni më të gjerë që synon të parandalojë sulmet e militantëve ndaj civilëve izraelitë. Ndërkohë përpjekjeve për të arritur një armëpushim iu bashkua edhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, i cili udhëtoi për në Doha për takim me Kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed Abdulrahman Al Thani, një ditë pasi udhëheqësi i Katarit takoi Presidentin iranian në Teheran. Takimi në Doha vjen pas përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit, si dhe grupeve që mbështesin këtë të fundit, Hezbollahu, Hamasi dhe rebelët Houthi. Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit pas atentantit ndaj udhëheqësit politik të Hamasit në Teheran muajin e kaluar, që besohet se u krye nga Izraeli.Por të martën, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u shpreh i hapur për rinisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të vendit të tij, duke i thënë qeverisë iraniane se “nuk ka dëm” nëse angazhohet me “armikun” e saj. Irani dhe Shtetet e Bashkuara ndër vite kanë mbajtur bisedime përmes palëve të treta, të ndërmjetësuara nga Omani dhe Katari. Në fillim të mandatit, Presidenti Biden i bëri trysni Iranit të respektonte marrëveshjen bërthamore që ishte arritur gjatë administratës së Presidentit Obama në vitin 2015, por që ishte hedhur poshtë në vitin 2018 nga ish President Donald Trump.Që atëherë, Irani ka vazhduar të pasurojë uraniumin, duke mos respektuar kufizimet e vendosura nga marrëveshja me Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, administrata amerikane ka bërë përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore. /VOA

Video

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK me thirrjet: “Largohu Bashkim Ulaj. Larg duart nga pronat tona. SPAK të bëjë drejtësi. S’e lëshojmë pronën pa gjak.” Janë bashkuar edhe banorë të Durrësit që janë kundër projektit të TID.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës. Banorët kanë goditur me vezë godinën e SPAK.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme