Bota 1 September 2024, 20:38 Nga VNA

Gjermani/Sondazhet, një parti e ekstremit të djathtë pritet të fitojë për herë të parë që nga viti 1945 në zgjedhjet rajonale

Ndaje në Whatsapp
Gjermani/Sondazhet, një parti e ekstremit të djathtë pritet

Sipas sondazheve të fundit, një parti gjermane e ekstremit të djathtë pritet të fitojë për herë të parë që nga viti 1945 në zgjedhjet rajonale.

Sondazhet e kryera nga transmetuesi shtetëror gjerman ZDF tregojnë se Alternativa për Gjermaninë (AFD), e themeluar në vitin 2013, është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet parlamentare lokale në rajonin lindor të Turingisë. AFD parashikohet të marrë 33.5% të votave, duke lënë pas partinë konservatore Demokristiane (CDU), e cila pritet të marrë 24.5% të votave.

Alice Weidel, bashkëkryetarja e AFD-në, tha të dielën në një deklaratë: "Ky votim është një refuzim i qeverisë së koalicionit. Ky është një rezultat edhe më i fortë se në zgjedhjet e kaluara dhe rrjedhimisht, do të dalim më të fortë nga zgjedhjet. Është refuzim i këtij koalicioni dhe ata duhet të pyesin veten nëse mund të vazhdojnë të qeverisin. Duhet të shtrohet pyetja për zgjedhje të reja. Sepse nuk mund të vazhdojë kështu."

  • Megjithatë, AFD ka të ngjarë të ketë vështirësi në formimin e një qeverie rajonale, pasi e ka të vështirë të krijojë aleanca me parti të tjera. Agjencia e inteligjencës gjermane e ka klasifikuar AFD-në si një parti me degë ekstremiste të krahut të djathtë, dhe kandidati kryesor i partisë në Turingia, Björn Höcke, është gjobitur dy herë për përdorimin e një slogani nazist.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme