Bota 4 September 2024, 14:25 Nga VNA

U shpërndanë materiale pornografike, Telegram i kërkon falje Koresë së Jugut

Ndaje në Whatsapp
U shpërndanë materiale pornografike, Telegram i kërkon falje

Telegram i ka kërkuar falje  autoriteteve koreano-jugore për menaxhimin e materialeve pornografike "deepfake" të ndara përmes aplikacionit të tij, në mes të një epidemie të krimeve seksuale dixhitale në vend. Kjo vjen disa ditë pasi policia koreano-jugore njoftoi se kishte nisur një hetim ndaj Telegramit, duke e akuzuar për "ndihmë” në shpërndarjen e këtyre imazheve.

Në javët e fundit, një numër i madh dhomash bisedash (chat room) në Telegram - shumë prej tyre të drejtuara nga adoleshentë - u zbuluan se kishin krijuar "deepfake" me përmbajtje seksuale duke përdorur fotografi të manipuluara të vajzave të reja. Autoritetet thonë se Telegrami ka fshirë tashmë këto video nga platforma e tij.

Kriza e fundit e deepfake-ve ka ngjallur zemërim në Korenë e Jugut, pasi gazetarët zbuluan se policia po hetonte rrjete të pornografisë deepfake në dy prej universiteteve kryesore të vendit. Më vonë u zbulua se policia kishte marrë 118 raportime për këto video në pesë ditët e fundit. Shtatë të dyshuar, gjashtë prej të cilëve janë adoleshentë, janë marrë në pyetje nga policia gjatë javës së kaluar.

Grupet e bisedave ishin të lidhura me shkolla dhe universitete të ndryshme në të gjithë vendin, ndërsa shumë nga viktimat ishin studentë dhe mësues të njohur nga autorët e krimit. Në Korenë e Jugut, ata që shpallen fajtorë për krijimin e deepfake-ve me përmbajtje seksuale mund të dënohen me deri në pesë vjet burg dhe gjobiten deri në 50 milionë won (rreth 37,500 dollarë).

Këto zbulime në Korenë e Jugut pasojnë arrestimin e themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, në Francë, me akuzat se aplikacioni ishte përdorur për trafikim fëmijësh, drogë dhe mashtrim. Durov është akuzuar zyrtarisht.

Javën e kaluar, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, urdhëroi autoritetet që të "hetojnë dhe trajtojnë plotësisht këto krime seksuale dixhitale për t'i zhdukur ato". Aktivistët për të drejtat e grave kanë akuzuar autoritetet koreane për lejimin e abuzimeve seksuale përmes Telegramit. Në vitin 2019, u zbulua se një rrjet seksual kishte përdorur aplikacionin për të shantazhuar dhjetëra gra dhe fëmijë që të filmonin përmbajtje pornografike. Kreu i këtij rrjeti, Cho Ju-bin, atëherë 20 vjeç, u dënua me 42 vjet burg.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme