Bota 4 Shtator 2024, 07:56 Nga VNA

SHBA, fushata për Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
SHBA, fushata për Shtëpinë e Bardhë

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, është nga Kalifornia, një prej shteteve më liberale në Amerikë. E kaluara e saj si prokurore e San Françiskos, prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe senatore janë në qendër të fushatës së saj për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, republikani Donald Trump, thotë se e kaluara e zonjës Harris në Kaliforni tregon se ajo është shumë liberale për pjesën tjetër të Amerikës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, bisedoi me votuesit në Los Anxhelos dhe sjell në vazhdim mendimet e elektoratit në Kaliforni.

Demokratët e Kalifornisë hodhën votën për të preferuarin e tyre.

 

“Kalifornia i jep të 482 votat presidentes së ardhshme, Kamala Harris”, tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom gjatë kuvendit demokrat në Çikago.

 

Zonja Harris thotë se puna e saj në Kaliforni nxjerr në pah shqetësimet e përbashkëta.

 

“Si prokurore e re në sallën e gjyqit në Oakland të Kalifornisë, kam mbrojtur të drejtat e grave dhe fëmijëve përballë atyre që i abuzonin. Si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë kam luftuar bankat e mëdha. Kemi fituar 20 miliardë dollarë për familjet e klasës së mesme që u përballën me falimentim”, tha zonja Harris në kuvendin demokrat.

 

Kundërshtari i saj republikan, Donald Trump, thotë se e kaluara e zonjës Harris në Kaliforni tregon se ajo do ta shkatërronte Amerikën.

 

“Axhenda e saj radikale liberale e shkatërroi San Françiskon. Ajo e shkatërroi Kaliforninë kur ishte prokurore e përgjithshme. Ajo e shkatërroi klasën e mesme, shkatërroi kufirin dhe i vuri flakën botës. Tani do të marrë postin e lartë si krye-shkatërrimtare e vendeve të punës”, thotë Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për president.

 

Kalifornia njihet si shteti me ligjet më liberale për të drejtat e punonjësve, mjedisin dhe të drejtat e komuniteteve LGBTQ. Sulmet ndaj zonjës Harris që kanë në qendër Kaliforninë janë një politikë e pistë, thotë votuesi David Meraz.

 

“Ajo ka një histori jo vetëm si prokurore e San Françiskos dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, por edhe si drejtuese e legjislacionit brenda Senatit të shtetit. Ata nuk duan të flasin për të gjitha arritjet e saj në Kaliforni”.

Qëndrimi i zonjës Harris për kufizimin e armëmbajtjes në Kaliforni është arsyeja që Kyle Kelly e mbështet kandidatin Trump.

“Ajo është përpjekur për të kufizuar të drejtën për armëmbajtjen në Kaliforni duke imponuar rregulla dhe ligje të reja. Padyshim, unë kundër gjithçka që ajo ka miratuar”.

Artistja Lily Smalheiser thotë se qëndrimi i zonjës Harris për mbrojtjen e lirive individuale e bën atë kandidaten më të përshtatshme.

“Të drejtat riprodhuese janë shumë të rëndësishme. Zgjedhja e zonjës Harris në postin e presidentes do të jetë e mirë për të gjithë”.

Por votuesja Kathy Willmont thotë se zonja Harris dështoi në Kaliforni dhe Uashington lidhur me çështjen e imigracionit.

“Ajo supozohej të ishte përgjegjëse për sigurimin e kufirit tonë që në fillim të presidencës së zotit Biden, dhe nuk e di nëse ajo ka qenë ende në kufi”.

Kalifornia është një shtet solid demokrat. Demokratët pritet të fitojnë votën për president si dhe një vend bosh në Senatin amerikan. Mbetet për t’u parë se sa ndikim do të ketë tek votuesit në shtetet amerikane portretizimi i të kaluarës së kandidates Harris në Kaliforni nga të dy fushatat kundërshtare.

Video

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK me thirrjet: “Largohu Bashkim Ulaj. Larg duart nga pronat tona. SPAK të bëjë drejtësi. S’e lëshojmë pronën pa gjak.” Janë bashkuar edhe banorë të Durrësit që janë kundër projektit të TID.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës. Banorët kanë goditur me vezë godinën e SPAK.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme