Bota 9 September 2024, 14:40 Nga VNA

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës fqinje.

Ministria tha se stërvitjet “Veriu i Bashkuar -2024” do të mbahen në Detin e Japonisë dhe në Detin e Okotskit, por nuk dha më shumë detaje. Në njoftim u tha se stërvitjet detare dhe ajrore synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe “forcimin e aftësive që së bashku të përballen me kërcënimet e sigurisë”.

Ministria kineze tha po ashtu se dy marinat do të lundrojnë së bashku në Paqësor, për herë të pestë, dhe së bashku do të marrin pjesë në stërvitjet “Oqeani i Madh-24” që do të mbahet në Rusi. Por, as për këto stërvitje nuk u dhanë detaje të tjera.

Kina ka refuzuar ta kritikojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Për këtë luftë, që është në vitin e tretë, Pekini ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të presidentit rus, Vladimir Putin.

Përderisa Kina nuk i ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë armë Rusisë, Pekini është shndërruar në konsumatorin kryesor të gazit dhe natës ruse, por edhe furnizues i mjeteve elektronike dhe pajisjeve të tjera, që kanë përdorime civile dhe ushtarake./REL

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme