Bota 13 Shtator 2024, 20:16 Nga VNA

Putini vendos vijën e kuqe të re për raketat me rreze të gjatë

Ndaje në Whatsapp
Putini vendos vijën e kuqe të re për raketat me rreze të

Gazeta "Kommersant" e mëngjesit shkruan: "Vladimir Putini vendos vijën e kuqe". A do ta kalojë Perëndimi këtë vijë? Dhe, nëse ndodh, si do të reagojë Rusia?

Në një fjalim në Shën Petersburg, Presidenti Putin i dha një paralajmërim të qartë Perëndimit: mos lejoni që Ukraina të përdorë raketat tuaja me rreze të gjatë për të goditur territorin rus. Sipas tij, Moska do ta shihte këtë si “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” të vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. “Kjo do të ndryshonte thelbësisht natyrën e konfliktit," shtoi Putini. "Do të thotë që vendet e NATO-s, SHBA dhe shtetet europiane, po luftojnë kundër Rusisë."

Putini pohoi se për të kryer sulme me raketa në territorin rus, Ukraina do të kërkonte të dhëna nga satelitët perëndimorë dhe vetëm ushtarakët e NATO-s mund të programonin objektivat e këtyre sistemeve raketore. Rusia ka vendosur vijë të kuqe edhe më parë, por ato janë shkelur. Në shkurt të 2022, kur shpalli "operacionin special ushtarak" – pushtimin e plotë të Ukrainës – Putin paralajmëroi ata që do të përpiqeshin të ndërhynin nga jashtë, duke thënë se “Rusia do të përgjigjet menjëherë” me pasoja të papara në histori.

Liderët perëndimorë injoruan atë që u konsiderua si kërcënim bërthamor. Që atëherë, Perëndimi i ka ofruar Ukrainës tanke, sisteme raketash të avancuara dhe së fundmi avionët luftarakë amerikanë F-16. Rusia tashmë ka akuzuar Ukrainën për përdorimin e raketave amerikane ATACMS për të goditur Krimenë.

Në dy vitet e fundit, zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore kanë akuzuar shpesh Perëndimin për “luftë kundër Rusisë”, ndonëse ishte Rusia që pushtoi Ukrainën. Nga toni i fundit i Putinit, është e qartë se ai mendon se sulmet në territorin rus me raketa perëndimore do të përshkallëzonin ndjeshëm konfliktin. Megjithatë, nuk e bëri të qartë se si do të përgjigjej Moska. “Ne do të marrim vendime në bazë të kërcënimeve ndaj nesh,” tha ai.

Të premten, Rusia revokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë, duke i akuzuar për “aktivitete subversive”. Por Putini ka lënë të kuptohet për një përgjigje më të gjerë. Në qershor, ai sugjeroi se Rusia mund të furnizonte kundërshtarët perëndimorë me armë të ngjashme, për të goditur objektivat e vendeve që furnizojnë Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, njoftoi këtë muaj se Rusia po rishikon doktrinën e saj bërthamore, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve nga Perëndimi.

Ndërkohë, Keir Starmer ndodhet në Uashington për bisedime me Presidentin Biden, ku pritet të diskutojnë çështjen e Ukrainës dhe raketave me rreze të gjatë. "Rusia e filloi këtë konflikt," tha Starmer. "Rusia mund ta përfundojë atë menjëherë."

Liderët perëndimorë do të duhet të vendosin: a është më i madh rreziku i përshkallëzimit të konfliktit, apo nevoja për t'i hequr kufizimet Ukrainës për përdorimin e raketave perëndimore?

Video

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Biznesmeni Klodian Allajbeu doli nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe u largua pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë prokurorisë.

Dritan Leli, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës u pyet për më shumë se një orë në SPAK. Në dalje tha se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme