Bota 10 Shtator 2024, 23:05 Nga VNA

Harris – Trump, ballë për ballë në debatin që vendos të ardhmen e Amerikës

Ndaje në Whatsapp
Harris – Trump, ballë për ballë në debatin që

Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump do të përballen sonte në Filadelfia në debatin e tyre të parë presidencial. Analistët thonë se kjo përballje e vështirë, e vendos ish prokuroren Harris përball një debatuesi të sprovuar, ish Presidentin Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, debati mund të jetë vendimtar për garën zgjedhore për president.

Në këndin republikan gjendet ish-presidenti Donald Trump, duke u përpjekur të rimarrë detyrën pas një pauze katërvjeçare. Në anën tjetër, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate që ka rritur entusiazmin ndërsa amerikanët pyesin nëse ajo do t’ia dalë të fitojë Shtëpinë e Bardhë

Fushata dhe fjalori i përdorur deri më tani ka krijuar përshtypjen se debati presidencial i së martës do të jetë si nje ndeshje e fortë boksi. Në debatin e fundit ish Presidenti Trump doli triumfues. Disa javë pas paraqitjes së dobët në atë debat, Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara për tu rizgjedhur. Tani, ish Presidenti do të përballet me kandidaten e re demokrate Harris e cila ka vetëm disa javë që kandidon.

Por analistët thonë se në këtë garë të ngushtë, ku të dy do të konkurrojnë për mbështetje nga një elektorat thellësisht i ndarë, debati mund të jetë vendimtar. Ata kanë stile shumë të ndryshme. Zoti Trump ka goditur inteligjencën e zonjës Harris dhe parashikon se shanset e tij kundër saj janë më të mira se sa me rivalin e tij të mëparshëm demokrat, Presidentin Biden.

“Ai (Presidenti Biden) është më i zgjuar se ajo”, tha ish Presidenti Trump. Zonja Harris, ndërsa bëri një pushim nga përgatitjet për debatin, vizitoi një dyqan. “U largova nga përgatitja për debatin për të parë erëzat. Gjëja më e mirë që kam bërë deri tani”, tha zonja Harris ndërsa më pas u pyet se çfarë dëshiron të arrijë gjatë debatit?

“Ka shumë gjëra, por, është koha të ndalim përçarjen dhe të ndërtojmë një rrugë të re përpara”. Debati Trump-Biden i qershorit pati më shumë se 51 milionë shikues. Analistët presin shifra të mëdha edhe për këtë debat gjatë të cilit ka pritshmëri të larta për të dy pretendentët.

“Trump duhet të dëshmojë se ai mund të jetë president këmbëngulës dhe aq agresiv sa dëshiron të jetë pa qenë i vrazhdë, nëse do të fitojë votues që ende nuk janë të përcaktuar. Kamala Harris duhet të provojë se mund të sulmojë, por edhe të tërhiqet. Ajo duhet të dëshmojë se ka dallim në mes të politikave të saj dhe të Presidentit Biden, por ende vepron në të njëjtën platformë demokratike”, thotë Nate French nga Universiteti ‘Wake Forest’.

Moderatorët do t’i pyesin kandidatët mbi çështjet kryesore si ekonomia, të drejtat riprodhuese, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Kandidatët nuk mund të sjjellin shënime me vete. Ata lejohen të kenë një stilolaps, letër dhe ujë, dhe do të kenë dy minuta për ti’u përgjigjur pyetjeve.

“Deri diku, debatet u japin mundësinë kandidatëve të thonë gjërat që duan, aspiratat e tyre, pa pasur nevojë të shpjegojnë se si do t’i realizojnë zotimet. Por, aty ku debati bëhet i rëndësishëm është se si i artikulojnë qëndrimet e tyre, duke treguar se si do të duken ato”, thotë Jeremi Suri, profesor në Universitetin e Teksasit. Debati zhvillohet në Filadelfia, të martën në mbrëmje. /VOA

 

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme