Bota 14 Shtator 2024, 18:00 Nga VNA

Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin, ndërsa Kievi kërkon përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi

Ndaje në Whatsapp
Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin, ndërsa Kievi

Zyrtarët rusë kërcënuan të shtunën Perëndimin me një përshkallëzim të pakontrolluar të luftës, si dhe Ukrainën se do të shkatërrojnë Kievin. Komentet vijnë ndërsa udhëheqësit perëndimorë diskutuan nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorte armët për sulme më në thellësi të territorit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të premten vonë në mbrëmje se plani i tij për të arritur fitoren varej nga vendimi i Uashingtonit, çka dukshëm i refererohej kërkesës së bërë prej kohësh nga Kievi për të marrë autorizim nga vendet e NATO-s, për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi. Andriy Yermak, kreu i zyrës së zotit Zelenskiy, shkruante në aplikacionin e mesazheve 'Telegram' të shtunën se: "Duhen vendime të forta. Terrori mund të ndalet duke shkatërruar objektet ushtarake në origjinë". Kievi ka thënë se sulme të tilla janë jetike për përpjekjet e vendit për të kufizuar aftësinë e Moskës për të sulmuar Ukrainën, por deri më tani aleatët kanë hezituar ta lejojnë një gjë të tillë, nga droja për një përshkallëzim të konfliktit e mes dyshimeve në efikasitetin e këtyre sulmeve. Ndërsa mbi këtë çështje nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pretendoi se vendimi ishte marrë tashmë dhe se i ishte komunikuar Kievit. Ai shtoi se Moska do të duhej të përgjigjej me veprimet e saj. "Vendimi është marrë, u është dhënë liri e plotë për të vepruar, kështu që ne jemi gati për gjithçka", kishte thënë zoti Ryabkov sipas agjencisë ruse të lajmeve 'RIA'. "Ne do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë aspak e këndshme", shtonte ai. Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm. Zoti Medvedev tha se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që zoti Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës baza ligjore, për të përdorur arsenalin e saj bërthamor. Zoti Medvedev tha se Moska ose mund të përdorë në fund armët bërthamore, ose disa nga armët e saj të reja, jo-bërthamore, por vdekjeprurëse, për një sulm në shkallë të gjerë. "Dhe me kaq do të merrte fund. Çka do të mbetej do të ishte një vend i shkrirë, një re gjigante gri, në vend të 'nënës së qyteteve ruse", shkruante ai në 'Telegram', duke iu referuar Kievit. Duke iu drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, zyrtari ukrainas Yermak tha se: "Kërcënimet me zë të lartë të regjimit të Putinit dëshmojnë vetëm se ai ka frikë se terrori i tij mund të marrë fund". VOA

Video

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

13 dhjetor 2021. Sali Berisha për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit: Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër. Pas 4 vitesh nuk ka ende asnjë transparencë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme