Bota 7 January 2025, 12:02 Nga VNA

Tërmet i fuqishëm në Tibet/ Të paktën 95 të vdekur dhe 130 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Tërmet i fuqishëm në Tibet/ Të paktën 95 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë, sipas CENC, dhe 7.1 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, goditi rajonin e Tibetit herët në mëngjes. Lëkundjet ndodhën në orën 09:05 (ora lokale) dhe u ndjenë deri në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Sipas autoriteteve kineze, të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë ndërtesa janë shembur. Rajoni më i prekur është kantoni Dingri, ku epiqendra ndodhej rreth 370 kilometra nga kryeqyteti rajonal, Lhasa.

Pamjet nga qyteti Latche tregojnë mbeturina të shpërndara përpara restoranteve dhe ndërtesa të dëmtuara rëndë. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në zonat më të goditura për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi për dëme të shumta në zonat pranë epiqendrës, ndërsa autoritetet po vijojnë përpjekjet për të shpëtuar ata që mund të jenë bllokuar nën rrënoja. Situata mbetet kritike dhe bilanci mund të përkeqësohet më tej.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme