Sociale 9 July 2025, 16:28 Nga VNA

Të dhënat, të rinjtë e diplomuar emigrojnë jashtë Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Të dhënat, të rinjtë e diplomuar emigrojnë jashtë

 

Të rinjtë me diplomë emigrojnë jashtë Shqipërisë. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet.

Nga monitorimi i punëve aktive në portalet e punësimit: AKPA, Dua Punë dhe Njoftime. AL, rezulton që 53.5% e thirrjeve për punësim nuk kërkojnë për kandidatin asnjë lloj kualifikimi. Pra, pjesa më e madhe e punëve aktive janë punë në të cilat nuk kemi kriter arsimi të lartë. Ndërkohë rreth 20% janë punë të cilat kërkojnë si kriter që individët që aplikojnë për punë të kenë kryer një shkollë profesionale, ose të kenë një zanat.

Qëndresa Qytetare ka kryer një vëzhgim në shumë kantiere ndërtimi në Tiranë, ku qartësisht vihet re se kemi një numër të madh punonjësish të huaj, kryesisht nga Afrika ose Azia. E njëjta panoramë është dhe në sektorin e shërbimeve.

Papunësia e të rinjve të arsimuar është një sinjal negativ për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqen të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë dhe emigrimi i trurit është plaga e hapur e shoqërisë sonë sot.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme