Bota 4 August 2026, 12:03 Nga VNA

Sulm me raketë në Ngushticën e Hormuzit, zhduket një marinar

Ndaje në Whatsapp
Sulm me raketë në Ngushticën e Hormuzit, zhduket një

Një incident i rëndë është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, ku anija e ngarkesës së thatë Minoan Pioneer, me flamur liberian dhe interesa greke, është goditur nga një raketë e paidentifikuar. Si pasojë e sulmit, një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sipas raportimeve, sulmi ndodhi rreth 20 milje detare në verilindje të Khasabit, Oman, mbrëmjen e 3 gushtit. Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) konfirmuan se një anije tregtare raportoi në kanalin e emergjencës VHF se ishte goditur nga një predhë e panjohur.

Kompania e sigurisë detare Vanguard Tech identifikoi anijen si Minoan Pioneer, e menaxhuar nga Modion Maritime Management. Raketa goditi dhomën e motorëve, duke shkaktuar ndërprerje totale të energjisë dhe një zjarr në zonat e akomodimit.

Ekuipazhi arriti të luftonte flakët dhe kërkoi ndihmë nga anijet që ndodheshin në afërsi. Deri më tani rezulton i zhdukur inxhinieri i tretë i anijes, ndërsa nuk janë bërë të ditura kombësia e tij dhe rrethanat e zhdukjes. Ende nuk dihet nëse zjarri është shuar plotësisht dhe nëse anija mund të vazhdojë lundrimin.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas dy incidenteve të tjera me cisternat Egypt Prosperity dhe On Pride në ujërat e Omanit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret detare më strategjike në botë.

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme