Editorial 23 October 2026, 23:33 Nga VNA

Sula publikon mesazhin zanor të Edi Ramës me leksione meritokracie, padashje zbulon se pa lejen e tij s’bën dot asgjë!

Ndaje në Whatsapp
Sula publikon mesazhin zanor të Edi Ramës me leksione meritokracie,

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka treguar se një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste i kishte kërkuar të emëronte drejtor të birin. Gjatë një interviste në Top News, ai bëri publik edhe mesazhin zanor që kishte marrë nga kryeministri Edi Rama, pasi e kishte vënë në dijeni për këtë ndërhyrje.

“Jo po djali i këtij, jo po djali i atij. Ça janë këto muhabetet. Mos i dëgjo fare”, dëgjohet të thotë Rama në mesazhin drejtuar Sulës.

Sula e paraqiti këtë përgjigje si dëshmi të qëndrimit të kryeministrit kundër punësimeve nepotike, duke u shprehur se ai është treguar gjithmonë parimor për këtë çështje. Për të na bindur, kishte sjellë edhe provën: vetë Ramën që thoshte se nuk duhen dëgjuar ndërhyrjet.

Megjithatë, rrëfimi i tij lë një pyetje: përse duhej pyetur kryeministri për një kërkesë punësimi nga një drejtues partie? 

Duke kërkuar të tregonte sa fort e kundërshton Rama nepotizmin, Sula e la të paqartë përse nuk e kishte mbyllur vetë këtë muhabet. Sepse nga mënyra si e rrëfeu, krijohet përshtypja se pengesa për djalin e zyrtarit ishte përgjigjja e kryeministrit.

Në këtë histori, meritokracia duket se e kishte përgjigjen. Për siguri, u pyet edhe Rama.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme