Editorial 21 October 2026, 20:27 Nga VNA

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

Ndaje në Whatsapp
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i

Një pyetje e një studenti për besimin te qeveria e çoi Edi Ramën te Saimir Tahiri. Kryeministri, në një videomesazh të publikuar sot, u ndal te dënimi i ish-ministrit të Brendshëm dhe te jeta që ai bën pas përfundimit të tij.

“Sa keq më vjen, si mundet një i ri të zvarrisë nëpër gojë një njeri të dënuar shumë vite më parë, që sot është në jetën e vet, pasi e ka kryer dhe dënimin. Të thashë, kujdes nga ai profesori që ua mëson gjërat së prapthi”, tha Rama.

Në një rrethanë tjetër, kjo përgjigje mund të kishte mbetur thjesht pjesë e debatit me studentin. Por pak javë më parë, vetë Tahiri paralajmëroi se do të rikthehej publikisht për të folur.

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua”, shkruante ish-ministri më 26 shtator, duke e mbyllur postimin me paralajmërimin se do të shiheshin së shpejti dhe se kishte shumë për të thënë. Postimi shoqërohej me pamje nga përgatitjet për xhirime, pa sqaruar se çfarë do të rrëfente. 

Është ky paralajmërim që i jep një tjetër peshë përgjigjes së sotme të Ramës. Kur ish-ministri thotë se ka histori për të treguar, përse kryeministri këmbëngul te fakti që ai e ka kryer dënimin dhe tashmë “është në jetën e vet”?

A kishte në këto fjalë edhe një mesazh për Tahirin, që të vazhdojë jetën e tij pa iu kthyer së shkuarës?

Përballë kishte një student që kërkonte shpjegim për besueshmërinë e qeverisë. Rama zgjodhi t’i kujtonte se Tahiri është dënuar, e ka shlyer dënimin dhe sot vazhdon jetën e vet.

Çfarë ka për të treguar Saimir Tahiri? Derisa ai të flasë, mbetet e hapur edhe pyetja nëse përgjigjja e sotme e Edi Ramës i drejtohej vetëm studentit.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme