Bota 25 February 2025, 21:17 Nga VNA

Studimi: Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë kanabisin

Ndaje në Whatsapp
Studimi: Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.

Të dhënat janë njoftuar nga Agjencia Europiane e Drogës, e cila përshiu 4442 të anketuar, të moshës 18 vjeç e lart, që kanë përdorur drogë vitin e kaluar nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas studimit më pak se 3% e të anketuarve raportuan se kishin marrë trajtim për të ndaluar përdorimin e ndonjë substance narkotike.

Pjesëmarrësit në anketim nga Ballkani Perëndimor raportuan arsye të ngjashme me të rinjtë europianë për përdorimin e drogës, thuhet në studim. Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi” dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”.

Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t'u çlodhur”.

“Megjithëse shifrat ishin shumë të ulëta, thotë studimi, rreth gjysma e të anketuarve që raportuan përdorimin e heroinës në këtë rajon përmendën “varësinë” si arsyen kryesore”.

Shumica e substancave të përfshira në sondazh si kanabisi, amfetamina, metamfetamina, heroina, ketamina u raportuan nga të anketuarit se përdoreshin në shtëpi.

Shumica e pjesëmarrësve të anketës në Ballkanin Perëndimor që raportuan se përdornin substancë narkotike “ekstazi” thanë se bënë këtë në festivale muzikore (81%), ndërsa kokaina përdorej kryesisht në bare ose klube (71%).

Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.

Më shumë se 100 partnerë morën duke përfshirë universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile. Partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në anketim për herë të dytë, përmes projektit “IPA8 “ të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Anketimi në internet sipas Agjencisë Europiane të Drogës synon të përmirësojë të kuptuarit e modeleve të përdorimit të drogës në Europë dhe të ndihmojë për politikat dhe ndërhyrjet e ardhshme./VOA/

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme