Bota 25 Shkurt 2025, 09:29 Nga VNA

DW: Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në Gjermani?

Ndaje në Whatsapp
DW: Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në Gjermani?

Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e ka arritur në zgjedhje Unioni CDU/CSU. "Ne i fituam këto zgjedhje federale të vitit 2025", tha me entuziazëm kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar i partive të Unionit, Friedrich Merz, të dielën (23.2.) në Berlin. Megjithatë, në selinë e CDU-së nuk pati ndonjë festë tepër të madhe, sepse Unioni priste një rezultat shumë më të mirë. "30 për qind plus X”, ishte slogani në fushatën zgjedhore.

Në fund fitoi 28.5 për qind, që do të thotë se Unionit CDU/CSU i duhet një partner tjetër i fuqishëm për koalicion. Teorikisht si partner koalicioni mund të jetë edhe AfD që ka zënë vendin e dytë, por Merz ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti. Për AfD kanë votuar rreth një në pesë votues, pavarësisht faktit që disa pjesë të kësaj partie konsiderohen si të djathta ekstreme nga Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. "Ne u dyfishuam! Ata donin të na përgjysmonin, ndodhi e kundërta," deklaroi në mënyrë triumfuese bashkëkryetarja e AfD Alice Weidel. Ajo shtoi se CDU dhe CSU mund të përmbushin premtimet e tyre elektorale, si përfundimi i migracionit të parregullt, vetëm në bashkëpunim me AfD-në. "Dora jonë do të jetë gjithmonë e shtrirë për të marrë pjesë në qeveri, për të zbatuar vullnetin e popullit, vullnetin e Gjermanisë”, tha Weidel.

Por partitë e Unionit përjashtuan kategorikisht një aleancë me AfD-në. "Ne kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme, për shembull në politikën e jashtme, politikën e sigurisë dhe në shumë fusha të tjera në lidhje me Evropën, NATO-n dhe euron," shpjegoi Friedrich Merz refuzimin e tij për të bashkëpunuar me AfD. Dhe shtoi: "Mund të na shtrini dorën sa të doni”. Nga ana tjetër, Weidel kërcënoi se AfD si forca më e madhe opozitare do t'ju vëmë përpara.

CDU/CSU premton ndryshim në qëndrime

Tema kryesore në fushatën zgjedhore, krahas ekonomisë së dobët, ishte politika e azilit. "Pasiguria e gjermanëve është e dukshme," tha kryetari i CSU Markus Söder, duke analizuar suksesin e AfD-së. Sipas tij, njerëzit nuk janë të sigurt se partitë e Unionit do t'i zbatojnë premtimet e tyre. Kjo është arsyeja pse shumë votues janë "lidhur" me AfD-në, tha Söder. "Ne do të bëjmë çmos për të ndryshuar drejtimin në Gjermani”.

SPD dhe të Gjelbërit konsiderohen si partnerë të mundshëm të koalicionit. Por partitë që kanë qenë deri tani në pushtet kanë probleme edhe me përpunimin e humbjeve në zgjedhje. SPD u godit veçanërisht rëndë, duke arritur rezultatin e saj më të keq që nga viti 1890, me vetëm 16.5 përqind të votave.

"Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për SPD," pranoi kancelari ende në detyrë Olaf Scholz. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius madje foli për një "rezultat shkatërrues, katastrofik".

Dështimi i Olaf Scholzit

Olaf Scholz është kancelari i vetëm në pesë dekadat e fundit që nuk është rizgjedhur në këtë detyrë. Koalicioni i tij SPD, të Gjelbërit dhe FDP, zgjati më pak se tre vjet. Ai u shpërbë në nëntor 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Scholzka bërë të ditur se në rast të pjesëmarrjes së SPD-së në qeverinë e ardhshme, ai nuk do të marrë asnjë detyrë ministrore.

Në zgjedhje u ndëshkua keq edhe FDP, e cila nuk është futur fare në Bundestag. Kryetari i FDP-së, Christian Lindner ka njoftuar tërheqjen e tij nga politika. Humbjet e të Gjelbërve janë më të moderuara. "Ne arritëm një rezultat solid," tha kandidati kryesor i të Gjelbërve, Robert Habeck. Ne nuk u ndëshkuam aq keq, por donim më shumë dhe nuk ia dolëm”. Nëse partitë e Unionit kanë nevojë që të Gjelbrit të futen në koalicion, ne jemi të hapur për bisedime, shtoi Habeck.

E Majta shënon rritje të madhe

Përpara zgjedhjeve, CDU dhe CSU përjashtuan mundësinë e një koalicioni me të Majtën, si dhe me Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW), e cila u nda nga e majta në fillim të vitit 2024. E Majta shënoi një rritje të papritur javët e fundit dhe në fund fitoi rreth 8.8 për qind të votave, që është një prej surprizave më të mëdha të zgjedhjeve. Ndërsa BSW mbeti jashtë Bundestagut.

Shikuar nga rezultatet e fundit, Unionit CDU/CSU i mjafton për koalicion vetëm një parti - SPD. Por negociatat nuk do të jenë të lehta. Friedrich Merz bëri thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie: "Bota jashtë nuk na pret, as negociata të gjata koalicioni".

Gjermania duhet të bëhet shpejt me qeveri të re, "në mënyrë që të mund të jemi përsëri të pranishëm në Evropë dhe në mënyrë që bota të shohë se Gjermania po qeveriset përsëri me besueshmëri", tha Merz.

Deficiti buxhetor

Sfida më e madhe e qeverisë së re do të jetë financimi i buxhetet të ardhshëm. Të ardhurat tatimore nuk janë më të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha detyrimet e qeverisë. Rritja e shpenzimeve ushtarake, rinovimi i infrastrukturës së rrënuar dhe tranzicioni ekologjik i vendit – e gjithë kjo kërkon miliarda. Për më tepër, Gjermania është në krizën më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi.

Këto ishin zgjedhjet e para federale që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Që atëherë, qeveria gjermane ka dhënë rreth 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke e bërë Gjermaninë, pas SHBA-së, mbështetësin e saj më të madh.

Megjithatë, me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump, situata ka ndryshuar. Administrata e re amerikane po i kthen shpinën Evropës. Uashingtoni thotë se ndihma e mëtejshme për Ukrainën tani duhet të jetë kryesisht përgjegjësi e evropianëve. Europa do të duhet gjithashtu të mbështetet më shumë tek vetja në aspektin e mbrojtjes.

Pritjet ndërkombëtare nga Gjermania

Qeveria e re gjermane duhet të vendosë shpejt prioritetet, veçanërisht nëse Gjermania dëshiron të marrë një rol udhëheqës në Evropë, siç thanë Merz dhe CDU në fushatën zgjedhore. "Gjermania duhet të marrë sërish drejtimin në Evropë, jo më vete, por së bashku me Francën, Poloninë dhe një Bashkim Evropian të fortë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Carsten Linnemann pak para zgjedhjeve.

Përveç nismave diplomatike, kjo kërkon edhe përpjekje të mëdha financiare. Pyetja kryesore në negociatat e koalicionit të ardhshëm do të jetë se ku do të sigurohen fondet e nevojshme: nëpërmjet kredive të reja apo ndryshimeve në buxhetin e shtetit? CDU/CSU dhe SPD kanë pikëpamje të ndryshme për këtë çështje.

Çfarë do të ndodhë me "frenën e borxhit”?

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti nuk mund të shpenzojë më shumë se sa fiton. Përjashtimet lejohen vetëm në situata emergjente, fatkeqësi natyrore ose kriza të rënda ekonomike. SPD dhe të Gjelbërit besojnë se huamarrja është e pashmangshme. Kandidati i CDU-së për kancelar Friedrich Merz, nga ana tjetër, mbështetet në rritjen ekonomike dhe kërkon shkurtime të përfitimeve sociale. Kjo është e papranueshme për SPD-në dhe për të Gjelbërit, shkurtimi i shpenzimeve për mbrojtjen e klimës do të ishte tabu.

Bundestagu i ri duhet të konstituohet jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve, ose deri më 25 mars. Nëse deri atëherë nuk formohet një qeveri e re, qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë me një mandat teknik./DW

Video

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Durrës–Kavajë, në bashkëpunim me SPAK, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës. Sipas AMP, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore, gjatë të cilave u provua se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë nga shtetasi E. S. shumën prej 60 mijë lekësh të reja, në këmbim të nxjerrjes së mjetit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së një mase administrative. https://www.vna.al/kronika/arrestohet-ne-flagrance-efektivi-i-policise-ne-durres-mori-60-mije-leke--i16575

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme