Bota 23 February 2025, 19:25 Nga VNA

Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane

Ndaje në Whatsapp
Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet

Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të hyjë në vitin e katërt. Ndryshimet e fundit në retorikën e Uashingtonit kanë ngjallur frikën se Ukraina mund të jetë nën trysni për të arritur një marrëveshje jo të favorshme për paqen, apo se mund të lihet të përballet me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze dhe Anna Chernikova, ndërsa shumica e ukrainasve janë tashmë në favor të bisedimeve të paqes, shumë këmbëngulin që zgjidhja të jetë sipas kushteve të Ukrainës.

Qendra Mjekësore Razom në Kiev u hap në shkurt 2024 nga veterani i luftës Petro Krasytskyi dhe mjeku i tij i familjes. Pasi shërbeu në ushtri në 2015 dhe përsëri pas fillimit të sulmit të Rusisë, zoti Krasytskyi e planifikoi ngritjen e klinikës gjatë trajtimit për lëndimet e pësuara.

 

Ndërsa numri i veteranëve të Ukrainës pritet të arrijë në 4 deri në 5 milionë, ai thotë se e sheh qendrën si një investim në të ardhmen e vendit.

 

"Nëse nuk do të besonim në të ardhmen e vendit tonë, nuk do të kishim filluar asnjë nga këto. Nuk do të kishte asnjë qendër mjekësore - thjesht do të kishim shkuar jashtë vendit dhe ky do të ishte fundi", thotë ai.

 

Shumë në Ukrainë kanë optimizmin e zotit Krasytskyi, por ndryshimet e fundit në politikën dhe retorikën amerikane kanë shqetësuar shumë ukrainas për të ardhmen e vendit teksa hyn në vitin e katërt të luftës me Rusinë.

 

Ukrainasit kanë frikë se lëkundjet në angazhimin amerikan mund të dëmtojnë përpjekjet për të frenuar forcat ruse dhe mund të dobësojnë pozitat e Ukrainës në negociatat e ardhshme.

 

Maria Mezentseva, ligjvënëse nga partia në pushtet e Presidentit Volodomyr Zelenskyy, i tha Zërit të Amerikës se trysnia është e lartë dhe se disa mesazhe për Ukrainën janë zhgënjyese.

 

Ende presim paqen, negociata të drejta dhe asgjë për Ukrainën që nuk do të vendoset pa Ukrainën. // Presim kohëra të vështira, por tashmë e shoh këtë unitet [brenda vendit], të cilin ndoshta filluam ta humbim pak, duke u rikthyer. Dhe ndoshta këto tronditje janë të nevojshme për këtë qëllim”, thotë deputetja.

 

Anketimi i fundit i firmës Gallup tregon se 52% e ukrainasve mbështesin bisedimet e paqes. Oleksiy Melnyk nga Qendra Razumkov, një institut ukrainas i politikave publike, vëren se ai sheh një ndjenjë në rritje të realizmit në shoqërinë ukrainase në lidhje me perspektivat për paqen.

 

Ekziston një botëkuptim i përgjithshëm se një armëpushim i mundshëm nuk është fundi i luftës. // Mendimi mbizotërues është se nëse amerikanët dhe rusët arrijnë një lloj marrëveshjeje për armëpushimin, kjo do të jetë thjesht një lloj tjetër periudhe e ndërmjetme”, thotë zoti Melnyk.

 

Viktimat në radhët e civilëve në Ukrainë u rritën me 16% në vitin e tretë të luftës, me mbi 1,600 vdekje ndërsa sulmet ajrore ndaj civilëve u trefishuan, sipas organizatës ACLED me seli në Shtetet e Bashkuara.

 

Në rrugët e Kievit, shumë shpresojnë se bisedimet e paqes do t'i japin fund armiqësive, por nuk janë të kënaqur me idenë për t'i bërë lëshime Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.

 

E shikoj pozitivisht procesin e fillimit të negociatave, por është shumë e vështirë të flasim për të me kushtet që po dëgjojmë. Gjëja më e rëndësishme që i duhet Ukrainës tani është besimi se ka mbështetje, si brenda vendit ashtu edhe nga aleatët e huaj”, thotë Anna, banore e Kievit.

 

"Negociatat duhet të jenë vetëm sipas kushteve tona. Duke pasur parasysh kompromiset që sugjerohen, unë besoj se do të ishte një humbje dhe kjo nuk është ajo për të cilën ne kemi luftuar gjatë tre viteve të fundit", thotë Dmytro.

 

Pas tre vitesh rezistencë ndaj agresionit rus, Ukraina po përjeton një nga periudhat e saj më sfiduese, pasi forcat e saj humbasin gradualisht terren në lindje.

 

Ukrainasit nuk do të donin ta shihnin vendin e tyre të heqë dorë nga territori dhe shpresojnë se Shtetet e Bashkuara mund të binden të qëndrojnë në anën e tyre, duke u dhënë atyre një shans për ta mbajtur vendin e tyre të plotë./VOA

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme