Sport 19 Prill 2026, 18:47 Nga VNA

Salahu e barazon rekordin e Gerrardit, në derbin e tij të fundit ndaj Evertonit

Ndaje në Whatsapp
Salahu e barazon rekordin e Gerrardit, në derbin e tij të fundit ndaj

Në sezonin e tij të fundit me Liverpoolin, Mohamed Salah ka arritur të barazojë rekordin e Steven Gerrard, kapitenit historic tw Liverpool, për numrin e golave në derbin e Merseyside në Premierligë.

Sulmuesi egjiptian realizoi golin e nëntë në këtë përballje gjatë fitores dramatike 2-1 ndaj Evertonit të dielën, sfidë që u vendos nga një goditje me kokë e Virgil van Dijk në minutat shtesë.

Tri pikët e fituara e mbajnë Liverpoolin fort në garë për një vend në top-5 dhe një biletë për në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht një sezoni me vështirësi, Salah u shfaq vendimtar në momentet kyçe, duke zhbllokuar rezultatin ndaj Evertonit dhe duke konfirmuar rëndësinë e tij për skuadrën.

Pas barazimit të vendasve, ishte Van Dijk ai që vulosi fitoren në minutën e 100-të, duke i dhënë ekipit një sukses jetik. Goli i Salah ndaj rivalëve lokalë e çon atë në krye të listës historike së bashku me Gerrardin, ndërsa pritet që ai të largohet në fund të sezonit me statusin e një legjende të klubit.

Në këtë edicion të Premierligës, Salah ka kontribuar me shtatë gola dhe gjashtë asistime në 23 ndeshje, duke u bërë gjithashtu lojtari i parë që shënon në një derbi të Merseyside në stadiumin e ri të Evertonit. Me këtë tjetër arritje, ai është drejt mbylljes së aventurës te Liverpooli në mënyrë të suksesshme.

Video

Nuk është faji këtij që është anonim por s’ka mbetur askush tjetër

Qëllo edhe njëherë po ta mbajti

Partia Demokratike protestën e ka kthyer në një mit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme