Sport 17 Prill 2026, 08:18 Nga VNA

Revolucion në verë: Real Madrid përgatit ndryshime të mëdha në skuadër

Ndaje në Whatsapp
Revolucion në verë: Real Madrid përgatit ndryshime të

Antonio Rudiger është drejt rinovimit të kontratës me Real Madrid. Sipas gazetarit Matteo Moretto, mbrojtësi gjerman, i cili është në fund të marrëveshjes aktuale në qershor, po zhvillon bisedime të avancuara me klubin dhe zyrtarizimi i rinovimit pritet në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, situata e Dani Ceballos duket ndryshe, pasi mesfushori është pranë largimit nga madrilenët në fund të sezonit. Ajax ka shfaqur interes konkret dhe ka nisur kontaktet me rrethin e lojtarit për një transferim të mundshëm.

Sa i përket talentit të ri Valdepenas, i cili bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon, ai po ndiqet nga disa klube në Europë. AC Milan është tërhequr përkohësisht nga gara për shkak të mosdakordësisë mbi formulën e ndarjes së kartonit, ndërsa Eintracht Frankfurt konsiderohet aktualisht si alternativa më konkrete për transferimin e tij.

Real Madrid pritet të jetë mjaft aktiv në merkaton e verës, teksa klubi po planifikon një fazë të re ristrukturimi të skuadrës.

Video

Nuk është faji këtij që është anonim por s’ka mbetur askush tjetër

Qëllo edhe njëherë po ta mbajti

Partia Demokratike protestën e ka kthyer në një mit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme