Kronika 20 April 2026, 13:08 Nga VNA

Dëshmia e Emirton Sulit në SPAK: Si paracaktoheshin tenderat e AKSHI nga Daniel Shima

Ndaje në Whatsapp

Dëshmia e Emirton Sulit në SPAK: Si paracaktoheshin tenderat e AKSHI

Emirton Suli, një prej zyrtarëve të AKSHI-t ka zbardhur mekanizmin sesi veprohej për paracaktimin e tenderave pranë këtij institucioni. Sipas tij të gjitha kriteret e tenderave paracaktoheshin paraprakisht.

Në dëshminë e tij para prokurorëve të spak ai tregon se Daniel Shima kishte krijuar një adresë emaili [email protected] nga i cili niseshin në emailiet e grupit të punës të gjitha dokumentat gati për projektet e prokurimit publik dhe se kjo gjë ishte bërë nga ai qëllimisht që të mos identifikohej se cili subjekt i niste këto emaile dhe përgatiste këto dokumente.

Në një nga procedurat dëshmitari Suli shprehet se “kuptohej paraprakisht se ishte ndërtuar në atë mënyrë që të përfitohej nga shoqëria Image & Communication Development sh.p.k., me zotërues Igli Gjelishti”. Për të lënë jashtë gare kompanitë, Daniel Shima në kohën kur ishte zv.drejtor i përgjithshëm tek kriteretve veçanta kishte futur kriterin e pajisjes me CSP (çertefikatë që jepet nga AKSIK).

Duke shtuar këtë kriter, sipas Sulit u bllokua një numër i madh procedurash.

Emirton Suli akuzon Daniel Shimën për bashkëpunim me Gerond Meçen dhe me Ermal Beqirin. “Ky kriter nuk u hoq, pasi të gjithë operatorët ekonomikë kishin marrëdhënie të mira me AKSHI dhe se e dispononin këtë çertifikatë”, thotë dëshmitari. Por pas largimit të Shimës nga detyra, ABS e Gerond Meçen nuk iu rinovua më tej çertifikata, duke i krijuar një artificë ligjore për ta mbajtur jashtë procedurave të prokurimit. Gerond Meçe siç rezulton nga hetimi i bërë nga SPAK u rrëmbye dhe detyrua të tërhiqte ankesat pranë KPP për tenderat.

I pyetur për procedurën e prokurimit “Implementimi i laboratorëve SMART”, Z. Suli tregon se ka qenë kryetar i njësisë së prokurimit dhe se fituese ka qenë paracaktuar, konkretisht shoqëria Albascan, duke treguar se paracaktimi ishte bërë nga Gerond Meçe dhe Daniel Shima. Ai tregon se dokumentet e kritereve i erdhën të gatshme nga. A.M., për të cilin vinte zarfi në zyrë me pseudonimin “Zarf për Albanin”.

Më tej dëshmitari shpjegon se i gjithë sistemi i prokurimeve në AKSHI ka qenë i koordinuar nga Daniel Shima, duke treguar se nga ai vinin edhe dokumentet standarde të prokurimeve edhe ftesat për operatorët ekonomik. Suli se ai ka patur dyshime se këto dokumente përgatiteshin nga subjektet private operatorë ekonomikë dhe u jepeshin më tej anëtarëve të grupeve të punës për t’i nënshkruar.

“Asnjë projekt nuk ndryshohej nga ato që sillte Shima por se miratoheshin ashtu sikurse silleshin”, shton ai.

“Emrat e operatorëve ekonomikë, të cilëve do t’u drejtohej kërkesa për ofertë, grupet e punës i merrnin gjithnjë nga Daniel Shima, në 99% të rasteve përgjigjet vinin bashkë në një zarf tek sporteli dhe në pak raste veç e veç, duke shpjeguar se kjo i ka krijuar dyshime se ato hartoheshin nga një operator i vetëm dhe se paraqiteshin fiktivisht sikur ishin disa operatorë dhe se në këtë mënyrë edhe fituesit e procedurave ishin të paracaktuar”, shpjegon më tej ai.

Dëshmitari tregon se “duke qenë se procedurat sekrete nuk publikoheshin, ishte më e thjeshtë manipulimi i tyre”.

Ndërkohë në një dëshmi të vetë Daniel Shimës në SPAK, publikuar nga VNA gjatë ditës së djeshme, ky i fundit mësohet të ketë thënë para prokurorëve se të gjithë paracaktimet i bënte me porosi të drejtoreshës Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK dhe ndodhet në arrest shtëpie.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme