Politika 20 April 2026, 20:41 Nga VNA

Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret delegacion nga SPAK dhe kreun e ri Klodian Braho

Ndaje në Whatsapp
Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret delegacion nga SPAK dhe

Në një postim në rrjetin social X, Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë në SHBA njofton se Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe programi OPDAT kanë pritur një delegacion prokurorësh dhe hetuesish nga SPAK, të kryesuar nga drejtuesi i ri Klodian Braho.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua për të mirëpritur drejtimin e ri dhe për të forcuar partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e SPAK zhvilluan takime edhe me struktura të tjera amerikane të zbatimit të ligjit, përfshirë Departamentin e Drejtësisë përmes programit ICITAP, FBI-në dhe DEA-n.

Në postim theksohet gjithashtu mbështetja e Departamentit Amerikan të Shtetit përmes INL për realizimin e këtij bashkëpunimi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme