Sport 19 Prill 2026, 15:49 Nga VNA

Ferizaj ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede

Ndaje në Whatsapp
Ferizaj ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede

KF Ferizaj ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.

Vendimi është marrë menjëherë pas barazimit ndaj FC Prishtina e Re, në një përballje të rëndësishme në kuadër të luftës për mbijetesë.

Aktualisht, Ferizaj renditet në zonën e poshtme të tabelës dhe vijon përpjekjet për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, skuadra mbetet në garë edhe në Kupën e Kosovës, ku në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka regjistruar fitore 1–2 si mysafire ndaj Llapit.

Postimi i plotë i klubit:

Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë.

Video

Nuk është faji këtij që është anonim por s’ka mbetur askush tjetër

Qëllo edhe njëherë po ta mbajti

Partia Demokratike protestën e ka kthyer në një mit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme