Opinion 9 Qershor 2025, 13:53 Nga VNA

"SPAÇ 1985-2025”

Ndaje në Whatsapp
"SPAÇ 1985-2025”

Nga Agim Xhafka

Nuk është titull filmi, por ajo ngjarje mund të bëhej dhe film. Në vitin 1985 punoja gazetar, isha i ri fringo dhe shumicën e shërbimeve doja t’i bëja në Veri. Kukësin e kisha në zemër. Jo se atje do gjeja tema interesante, dihej që çfarë do shkruaja ishte vendosur brenda kornizave zyrtare, por do shijoja gatimin gorar. Turizmi në qytet nuk kishte meny të gjerë, as lloje të veçanta mishrash, peshku a brumi. Si kudo mbizotëronte varfëria, do ishe me fat në se gjeje psh dhe ndonjë tas me kos në darkë, ama ato dy-tre gjellë që gatuanin gorarët e kuzhinës qenë nektar. Të lëpije thonjtë. E kështu një paradite të hënë me dy kolegë i hypëm BÇ-së kineze dhe me nxit për Kukës. Ato mote do hyje nga Mirdita e pa shkuar në Rëshen merrje malet majtas. Gjarpërueshe sa edhe në se nuk të zinte makina të fluturonte mendja humnerave dhe honeve. Pranë Spaçit pamë anës rrugës disa policë, dy civilë me kollaro dhe anash një fuoristradë ARO. Ishin rumune, por në modë. Ndaluam, pandehëm ndonjë ndodhi për gazetë. Sa u qasëm dëgjojmë:

Polici:-Është shembur një galeri piriti. Ka zënë brenda dy të burgosur. Ç’të bëjmë?

Civili:-Hiçgjë. Lerini atje. Aty të varrosen. Armiqtë s’kanë arkivol tjetër.

U tmerrova në fakt. Doja të flisja, por Shyqo, kolegu ynë i vjetër, më kapi te bërryli dhe më shtyu drejt makinës. U nisëm me kokën nga pas, nga Spaçi ku u varrosën dy shqiptarë. Që quheshin armiq, por që nxirrnin pirit në galeritë e vdekjes.

Ky episod më erdhi ndër mend para ca ditësh kur Spaçit po i vendosej një vello nuserie. Apo po i qepnin një kostum dhëndërie. Donin ta rregullonin gjoja për një film. Unë e bëra lidhjen. Ata të moçmit, të vitit 1985, me kollare dhe me ARO varrosën brenda në galeri dy shqiptarë që i zuri masivi i dheut. Këta të soçmit, të vitit 2025, me kollaro, por me “Range Rover” duan ta varrosin krejt SPAÇ-in. Ë mos lenë gjë mbi dhe. Të varrosin gjithë të dënuarit, gjithë kujtimet, gjithë vuajtjet, torturat. Të tëra ëndërrat e shpresat, por jo më me masive dheu, as me shkëmbinj që shkëputen. Se tani metodat kanë përparuar, paçka se thelbi është po njësoj. E bëjnë arkivolin, ku do fusin krimet e tyre, me suvatime, me asfaltime, me duralumine, me përgëzime, me filmime dhe me mashtrime. Që nesër kushdo që kalon andej të pandehë që aty s’ka pasur kurrë një burg. Hiç, hiç fare. S’ka pasur groposje të njerëzve nëpër galeri. S’ka pasur burgosje të atyre që mendonin ndryshe, që donin perëndimin. Shpresonin e luftuan për Shqipëri pa gjemba, pa censurë, pa vrasje për fjalën e lirë. Do u rrëfejnë të gjithëve se Spaçi është tamam një Disneyland, një qendër e madhe argëtimi, një studio gjigande për xhirim filmash.

Këta ua kanë kaluar etërve. Disa herë. Ata e retushonin historinë. Çdo vit e nga pak zhduknin bëmat dhe gjëmat e tyre. Këta fshijnë menjëherë çdo provë që ulëret. E tretin shpejt e shpejt sikur rrëkëllejnë një gotë që brenda ka dhe kokainë.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme