Opinion 7 June 2025, 14:37 Nga VNA

Era që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikës që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat

Ndaje në Whatsapp
Era që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit,

Nga Ornela Çuçi

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen.

Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë fushatë zgjedhore. Në vend që të mbledhim mbetjet, po mbledhim grimcat e dioksinave në mushkëri. Dhe ndërkohë që flitet për 12 milionë turistë, ata dhe gjithë banorët e Vlorës sot  frymojmë PAH, PCB, dhe grimca PM2.5 në doza që as libri i toksikologjisë nuk i përballon pa maskë.

Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë europiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer. Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor.

Landfilli i Sherishtës nuk është më një problem teknik. Është një simbol tragjik i paaftësisë për të menaxhuar të djeshmen pa djegur të nesërmen.

Nëse ka një erë që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikes që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat. Dhe siç ndodh gjithmonë, ata që frymojnë më shumë janë ata që kanë fajin më pak.

Ndërkohë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit krijoi një Agjenci Kombëtare të Mbetjeve, jo për të ndaluar djegien e plehrave, por ndoshta për të djegur ndonjë listë të re pagash. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem funksional të mbetjeve — ka nevojë për disa vende pune dhe ca fonde ndërkombëtare të reja për të justifikuar “angazhimin”.

Dhe kur tymi ngrihet, fondet zbresin rafishatë në manxhim të ministrisë. Ironike, apo jo?

Sa për kryetarin e bashkisë, i ngarkuar me përgjegjësinë ligjore për të menaxhuar dhe mbrojtur qytetin nga ndotja, ka zgjedhur ta denoncojë landfillin në prokurori, si të ishte ndonjë kalimtar i rastësishëm që u kap i papërgatitur nga zjarri.

Edhe këtë vit ka vendosur që të ndjekë dikë në drejtim të paditur!

Po të mos e dinim që është vetë përgjegjës për menaxhimin e tij, do mendonim se e paska djegur ndonjë turist i dehur dhe jo paaftësia e institucioneve që kanë dekada që e mbulojnë problemin me baltë e më pas me zift.

E ndoshta ndonjë ditë do kuptojmë që flakët e landfillit nuk janë vetëm pasojë e mbetjeve, por e indiferencës sonë kolektive që digjet ngadalë, pa tym, por me pasoja shumë më të rënda.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme