Opinion 3 Qershor 2025, 15:32 Nga VNA

E cënon apo jo procesin, kjo është çështja

Ndaje në Whatsapp
E cënon apo jo procesin, kjo është çështja

Nga Fatmir Vejsiu

Ka ca vite, që rreth orës 10:00 të ditëve të provimeve të Maturës Shtetërore “ngrihen antenat” për të evidentuar daljen e tezës së provimit të rradhës, pa harruar kohën në minuta të daljes së saj nga fillimi i provimit.

Pas publikimit të lajmit, fillojnë interpretimet për pasojat e këtij veprimi.

Nëse unë do kisha në dorë një test të fotografuar, nuk do kisha ndër mend ta publikoja në rrjete sociale, me shpresë se mund të isha i pari. (da ta shpjegoj më poshtë së përse)

Kam përshtypjen se dalja e tezës bëhët me porosi tek “patronazhistët” (jo vetëm politika ka të tillë ?)

Ai/ato që kanë interesa note, për të cilat detyrohen të rriskojnë duke fotografuar tezën dhe dërguar tek kompetenti dhe anasjelltas, nuk janë të interesuar ta shpërndajnë atë tek opinioni publik.

Ato kooperojnë me kompetentin për të marrë notën më të lartë të mundëshme, për të qenë më mirë se sa të tjerët.

Ka edhe një arsye tjetër që me bind se daljet e tezave bëhen me porosi, jo thjesht nga interesi për notë apo cënimi i procesit.

Të interesuarit për notë dhe kompetentët e ruajnë veten, pasi zbulimi i një veprimtarie të tillë, mund t’i kushtoj shtrenjtë të dyve.(nuk e njoh legjislacionin, por di që maturanti, e pakta përjashtohet nga të gjitha provimet)

Isha sot në gjimnazin “Partizani” – Tiranë, nga ora 08:30 deri kur u fut maturanti i fundit (i shkollës sime).

Çdo gjë korrekt:

dokumentacion i saktë,

kontrolli i imtësishëm me detektorë i kujtdo, …

Për mua, dalja dhe publikimi i tezave të provimit nuk e cënon procesin edhe pse është një difekt i menaxhimit të të tij.

Procesi cënohet kur:

- Teza është e e lehtë apo me gabime shkencore (askush nuk prononcohet për këtë)

- Teza ka pyetje që dalin jashtë programit orientuas të miratuar nga MAS.

(unë jam marë me këto dukuri edhe pse dikujt nuk i ka pëlqyer)

- Në mjediset e provimeve futen persona me kualifikim të njëjtë me lëndën që testohet.

- Në mjediset e provimit, administratorët lejojnë cënimin e procesit duke inkurajuar apo dhënë kopie.

- Në mjediset e provimit nuk evidentohet me dokumenta (ID apo Passaportë) identiteti i pjesmarrësit në provim.

- Teza e provimit nuk korespondon me kurrikulën përkatëse që ka zhvilluar maturanti (Psh. një maturanti të shkollës profesionale i jepet teza e gjimnazit)

- Etj..

Këto janë elemte që mund t’i shikosh apo evidentosh duke qenë brenda mjedisit të provimit, në të kundërt më duket me vend justifikimi COPY PASTE i publikuar nga MAS:

“Dalja e tezës nuk e cënon procesin”

Jam “marrë” edhe unë me daljen e tezave të provimit, ato të matematikës, por nuk më ka shqetësuar fakti i daljes, madje dikur kam thënë se bëjnë shumë mirë, pasi nuk kemi mundësi tjetër për ta parë tezën. ?

Jam marë me përmbajtjen e tyre, me defektet, pa harruar të pëmend e të nënvizojë ushtrimet formuese të tyre.

Po mu dha rasti, do ta bëj edhe këtë vit duke vënë në plan të parë PROFESIONALIZMIN.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme