Opinion 23 May 2025, 13:47 Nga VNA

Pluralizëm fiktiv në Shqipëri/ Analizë sistemit zgjedhor me 11 parti, 2000 kandidatë

Ndaje në Whatsapp

Nga Afrim Krasniqi

Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ regjistroi 8 parti dhe 3 koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidatë gjithsej në një proces gjithëpërfshirës”. Kur një perëndimor lexon se në një vend me 1.6 milionë votues konkurrojnë 11 subjekte dhe mbi 2 mijë kandidatë, krijohet ideja e një procesi shumë konkurrues.

Në fakt, statistika pa përmbajtje nuk do të thotë asgjë.

I. Së pari, 89 kandidatë u regjistruan dhe pas regjistrimit të subjektit dhanë dorëheqje nga kandidimi. Emrat e tyre mbetën në listë (zonat e listës së mbyllur) por ishin fiktivë, kryesisht familjarë të titullarëve dhe stafeve drejtuese të partive politike.

II. Së dyti, nga rezultatet e KQZ shihet se një numër më i madh sesa të dorëhequrit kanë marrë “0” vota, pra kanë qenë kandidatë fiktivë dhe nuk kanë votuar as për vete.

III. Së treti, disa subjekte elektorale janë fiktive, hyjnë në proces vetëm për të krijuar idenë e pluralizmit konkurrues dhe ofertave klienteliste. Ja njëri prej tyre, - 11 kandidatë në listë të hapur kanë fituar...vetëm 10 vota, ku 6 prej tyre nuk kanë votuar as veten.

IV. Së fundi, edhe emërtimet janë të pasakta, p.sh., forca politike që kishte emërtimin “koalicion” në fakt ishte “parti” dhe një tjetër që kishte emërtimin “parti” në fakt ishte “koalicion”, edhe kjo për të krijuar idenë e prurjeve të shumta, zgjerimit dhe hapjes.

Ligji mbi partitë politike përcakton kufirin 3000 firma për krijimin e një partie politike, duke supozuar se çdo parti merr automatikisht mbi 3000 vota në çdo zgjedhje (votojnë themeluesit e saj). Në këto zgjedhje dy prej partive kanë fituar përkatësisht 2.2 dhe 1.1 mijë vota, pra shumë më pak sesa numri i nevojshëm për ekzistencën e një partie politike. Dhe secila prej tyre ka pasur 186 kandidatë, në total, 372 kandidatë me 3.3 mijë vota, me mesatare më pak se 9 vota për kandidat.

Vlera e statistikave të tilla?

I. Shqipëria vijon të ketë një sistem fiktiv partiak: e nisi më 1991 me 11 subjekte, nga të cilat 6 ishin organizata të masave të PPSH dhe pas 35 vitesh koncepti mbetet i njëjtë, - subjekte të krijuara dhe sponsorizuara që hyjnë në procese vetëm për të krijuar idenë e pluralitetit.

II. Konfirmim i tezës se pluralizmi statistikor nuk është edhe pluralizëm cilësor, sistemi ynë përfaqësues vuan nga fiktiviteti masiv, i cili passjell edhe fiktivitet në financim dhe klientelizëm në ndarje të pushtetit, dhe se nga mbi 2 mijë kandidatë që OSBE/ODIHR citon për t’i quajtur zgjedhjet “gjithëpërfshirëse” de facto vetëm 220 ishin kandidatë konkurrues dhe me potencial teorik për të fituar mandat në parlamentin me 140 deputetë.

III. Shqipëria na nevojë jetike për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike, - një ligj që respekton parimet e nenit 9 të Kushtetutës (detyrimi për demokraci të brendshme, detyrimi për organizim e qasje demokratike në sistem, detyrimi për transparencë të plotë të burimeve të financimit dhe shpenzimet e tyre). Mjafton një ilustrim domethënës: PS është në qeveri në mandatin e katërt, por hera e fundit që ka zgjedhur kryetar me votim daton shtator 2009, duke qenë edhe një prej dy kryetarëve të kësaj partie në 35 vjet; te PD dihet, i njëjti ka qenë, është dhe thotë se do jetë edhe pas 34 vitesh, ndërkohë që partitë e tjera vijojnë të jenë që në krijim kryesisht parti individuale të njësuara me kryetarin e tyre.

IV. Thelbi: për shkak të ushtrimit të sovranitetit përmes partive dhe për shkak të mbipushtetit të partive politike, Shqipëria nuk mund të jetë një shtet i së drejtës dhe as demokraci funksionale nëse nuk ka parti dhe procese zgjedhore konkurruese demokratike dhe funksionale. Konfirmim është edhe renditja për 2024 -2025 si “demokraci hibride” dhe vend “pjesërisht i lirë”, kur për të qenë anëtar në BE është kusht thelbësor kalimi në “demokraci funksionale” dhe vend “i lirë”, proces që bazuar në ecurinë e tranzicionit, nëse ka reforma serioze merr minimalisht një dekadë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme