Opinion 19 May 2025, 19:25 Nga VNA

Ulsiun e kanë ndërruar?

Ndaje në Whatsapp
Ulsiun e kanë ndërruar?

Nga Agim Xhafka

Sot e dëgjova me veshët e mij, e pashë me sytë e mij ministrin e Drejtësisë të artikulonte fraza për të drejta e njeriut. Sigurisht nuk u besoja as tv-ve, as portaleve, asnjë media e natyrshëm në kësi rasti më doli befas pyetja që bëjmë në facebook kur dikush artikulon mendime të kundërta me çka ka shkruar deri dje:

-Të kanë vjedhur profilin mo?

Ose më shkurt:

-E kanë ndërruar Ulsiun? Nuk është ai i mëparshmi?

Kjo çudi erdhi se ministri fliste për prezumim pafajësie, për akuza të kopsitura, për afate rrigoroze, për.. Për ato që Evropa i ka prej kohësh. Por ne e dimë që nuk u ndje hiç, po hiç fare kur u arrestua Berisha pa njoftuar kuvendin, pale të merrte leje atje, kur ish-presidenti Meta u rrëmbye në mes të trafikut si me qënë bandit, kur gazetarëve u konfiskohen mjetet e tyre të punës e ngulet këmbë të tregojnë burimin e lajmit.

Ja pra çfarë na ndodhi sot. E megjithatë duhet ta pranoj se çka tha Ulsiu ishin të gjitha të drejta. Që na bën të themi, o zot mos e lerë ëndërr, bëje realitet. Kushdo kërkon ato që u shqiptuan nga Ulsiu. Që mos dënohet i akuzuari me prova të sajuara, që mos emërtohet kriminel askush pa një vendim gjyqi, që mos shtyhen afatet e hetimit vend e pa vend, që paraburgimi mos të jetë sporti më i pëlqyer i prokurorëve.

Sot Ulsiu foli drejt dhe saktë. Ngelet që të vihen në jetë. Se nga ai dhe Rilindja, ku ai militon, ndodh shpesh që nga e thëna në të bërë është në mes një oqean i tërë.

Ulsiu na tregoi se brenda tij e qeverisë së tij paska dhe një Ulsi tjetër. Të shpresojmë mos na ndërrohet prapë ky person. Mos na bëhet Ulsiu, iu,iu,iu.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme