Opinion 3 June 2025, 12:56 Nga VNA

Grimcë qyteti

Ndaje në Whatsapp
Grimcë qyteti

Nga Denata Rroji

"Te Dyja" ishin te reja dhe ne kulmin e rrezellimit te tyne kur gjyshi tregtar i suksesshem per kohen,  solli ne shpine e tij  te re, te ndertume  sipas  stilit modern italian te viteve '30;  grun  e tij sojlije, teper  sqimetare, bij e nji familje te njohun dhe me tradita te hershme orientale të Shkodres, Gjyshen time, si dhe nder shume orendi e placka te stilit perendimor, edhe nje Portmonto.

Fatkeqesisht " Te Dyja"  nuk e paten te gjate te "nuseronin", pasi se bashku " fluturun"  prej  aty njeheresh, te detyrume  nga "fortuna" te  ithta politike.  U strehun  tek  t' afermit e tyne bujare, pikerisht n' ate hapsine  ku zajn  fill dhe kujtimet e mia.

Me siguri  dikur te reja,  ndersa  kur i njoha une, kishin ra  "nga vakti", megjithate hala  mbaheshin dhe po te ishe i vemendshem dhe  dashamirs, ato e tregonin origjinen e tyne fisnike.

"Te Dyja" ishin vra ne menyren e vet, njena nga hallet, e tjetra nga myku e lagshtina. Oda e vogel qe i kishte mikeprit, te shtunave mbushej me te aferm,  plot fryme  t' ardhun per vizite, e kshtu Portmontoja kthehej ne strofkullen time te deshmive, dhe shpesh edhe ne shtratin tim t' andrrimeve. Permes spangove dekorative te mobiljes te bame prej druni  mogano, kapja peshperima burrash, fjale te cuditshme, te cilat vetem ma vone, me rritjen, mora vesht se qene te ndalueme, ndersa nga durt e nanes shifja  te  dilnin avuj te ngrohte supe, qe cuditnisht si tekanjoze e ushqimit, ne ate vend ajo gjelle m' pelqente ma  shume se cdo heje tjeter. Edhe sot syve me del shpesh  nanadaje, ajo plake  e imt me degermine e bardhe si bora  qe falej pese here ne dite per shpetimin e shpirtnave te drejtenve dhe te padrejtenve,  si dhe Portmontoja, ajo mobilje hijerande ngjyre  kafe dhe e lustrume, ardh prej Italie.

Si Nusja po ashtu  dhe Portmontoja qene andrrat e keputuna te gjyshit tim, apo te bashkejetumunit te lindjes me perendimin ne ate qyteterim te lashte verior.

Ps. Ne kujtim te nanes sime Samije e ve me pese femije, qe u strehu te halla e saj ne shtepine e Riza Memes ose ma vone e  Ahemet Koplikut. Qofshin te parajses!

Për Shkodrën…

Nuk jam e dashurume me qytetin tim pse ai asht i derdhun përmbi Bunë,

As pse ka për kryekunorë fortes Rozafën,

As pse buzët mund t'i futesh në Drin me pi ujë

e të përfundosh befas narciz e marrosun.

As pse kambanat dhe  minaret  këndojnë së bashku në qiell të hapun.

Jam e dashurume me qytetarinë e porosive të babës,

t'palosuna  n' pajë nga duart e nanës.

Asht kjo shtylla kurrizore që m'kujton me ndejt drejt,

edhe kur pesha vet mue  m'bjen ndesh.

Janë miqësitë lulemustak,

që m' kujtohen

sa herë kam nevojë për me shkund zemrën nga mërzia.

Asht fryma që akoma ndërton njerëzorja e lashtë.

Ajo që i jep jetē rrënojave,

që e ban magjike natyrën,

dhe  të trasheguem si pasuri e çmuar

mure t' nalta të qytetit tim.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme