Opinion 29 May 2025, 19:57 Nga VNA

38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

Ndaje në Whatsapp
38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët që fituan në ato zgjedhje janë aktualisht deputetë, por sapo janë rizgjedhur edhe në legjislaturën 2025-2029. Janë dy nga PD dhe një nga PS. 34 vite, deri më 2029 bëhen 38 vite. Të përjetshëm? Natyrisht, ata me shumë mandate thonë se jemi më të mirët, më të votuarit, më të aftët dhe të ndershmit, duke ia njohur vetes të gjitha sukseset dhe ia atribuar palës tjetër të gjitha deshtimet e tranzicionit.

Shikoni parlamenti e ri: më shumë se 50% zgjidhen për herë të parë, shumica e tyre pa përvojë politike dhe pa një program/ ide të qartë për "punën e re/të parë", natyrisht edhe pa njohuritë e plota mbi sfidat, përgjegjësitë, të drejtat dhe limitet e jetës parlamentare. Ata me mandat të dytë bëjnë grupin më të madh, shkallëzim që vijon me grupet e tjera. Vetëm 3 deputetë kanë me nga 9 mandate parlamentare dhe vetëm 1 deputetë ka 10 mandate parlamentare.

ATA kanë të drejtë. Edhe kur gjërat për Shqipërinë kanë shkuar mirë apo keq, për ata kanë shkuar mirë. Janë zgjedhur ose janë votuar. Pavarësisht se ata e bëjnë vetë ligjin, e drejtojnë vetë partinë, zgjedhin vetë vetveten dhe të tjerët, marrin vetë vendimet politike dhe përcaktojnë vetë se cili duhet të jetë sistemi qeverisës dhe përfaqësues, bëjnë vetë analizën e zgjedhjeve, shkruajnë vetë sesi duhet të flasë historia mbi ta, shpesh marrin vetë edhe atributet e prokurorit dhe gjyqtarit, KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese. Ligjërisht kanë të drejtë, ata janë produkti ynë. Moralisht? Integriteti nuk është ende standard në partitë politike, në shoqëri, në shtet, në strukturat promovuese dhe as në diskursin publik. Ndaj nuk është ende kriter.

Pyetja 1 milion është, - përveç suksesit personal/familjar cili është kontributi i tyre në shoqëri, në shtetin e së drejtës, në mirëqeverisje, për demokraci funksionale apo në progresin e vendit? Cilat janë kontributet e matshme parlamentare, politike dhe qytetare që kanë sjellë në rreth tri dekada parlamentare? Cili është ligji reformator që mban emrin e tyre? Cili është vendimi që i identifikon ata në publik dhe memorie historike si modele pozitive dhe referuese?

Tabela paraqet statistikë. E di që statistikat nuk njësohen 100% me të vërtetën, por janë mjet i rëndësishëm për të ndihmuar debatet dhe mendimet që të çojnë te disa të vërteta. Parlamenti i vjetër po rimblidhet në seanca 14 minutëshe për të prodhuar të njëjtin show dhe të njëjtën vendimmarrje si edhe vite e vite përpara, si dhe jemi në pritje që parlamenti i ri që mblidhet në shtator të sjell ndonjë ndryshim pozitiv/reflektim për vendin. Këtu statistikat mund të na ndihmojnë edhe të kuptojmë më mirë tezat se demokracia është më shumë se procedurë, është përmbajtje më shumë se formë, ndaj edhe e ardhmja që kemi votuar çdo 4 vjet, përfshirë me 11 maj 2025, nuk mund të jetë e ndryshme veçse produkt e vazhdimësi i të tashmes, të kaluarës dhe dukurive të tranzicionit.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme