Kronika 11 July 2024, 13:31 Nga VNA

Skemë mashtrimi me TVSH-në, prokuroria çon në gjyq Rezart Taçin

Ndaje në Whatsapp
Skemë mashtrimi me TVSH-në, prokuroria çon në gjyq Rezart

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj biznesmenit Rezart Taci, pasi e akuzon për krijimin e një skemë mashtrimi me TVSH nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.

Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë”, njoftoi prokuroria.

Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencë më shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme