Kronika 11 July 2024, 09:36 Nga VNA

Seanca për Dritan Dajtin përmes videokoferencës/ Autoritetet i tremben arratisjes??

Ndaje në Whatsapp

Dritan Dajti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e policëve në Durrës do të paraqitej sot në gjykatën e Elbasanit ku do të zhvillohej nje seancë per një nga kërkesat e tij të radhës. Seanca është parashikuar në orën 10 për të zhvilluar sipas shkreses së gjyqtares se cështjes. Por kjo seancë në momentet e fundit do të zhvillohet online, pra përmes videokonferencës. Pavaresisht se burgjet nuk pranojnë zyrtarisht, burime jo zyrtare thanë për VNA se autoritetet i tremben një arratisje të mundshme të Dajtit. Ky i fundit ka kerkuar me cdo kusht të shoqërohet ne gjykatë.

Dritan Dajti kerkon deklarimin e përfundimit të denimit me 25 vite burgim, duke pretenduar lirimin nga qelia ndonëse eshtë denuar perjetësisht nga gjykata e lartë per ekzekutimet e policëve në gusht 2009 gjatë një aksioni per kapjen e tij pasi atëkohë ishte një nga njerëzit më të kërkuar të policisë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme