Kronika 8 July 2024, 16:49 Nga VNA

Policia e Spanjës arreston 18 shqiptarë që merreshin me kultivimin e kanabisit, në pranga dhe kokat e shtëpive të barit

Ndaje në Whatsapp
Policia e Spanjës arreston 18 shqiptarë që merreshin me

Policia e Spanjës ka arrestuar 18 shqiptarë, nga të cilët 11 të konsideruar si krerë të ngritjes së 6 plantacioneve me kanabisit në Katalonjë. Sipas autoriteteve spanjolle, rrjeti kishte ngritur deri në 6 plantacione të fshehura në shtëpi të ndryshme në të gjithë Katalonjën.

Hetimi nisi kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup udhëhoqi hetuesit në organizatën shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikun masiv të marijuanës.

11 krerët e bandave janë burgosur, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, që janë kopshtarët  e plantacioneve, janë liruar me akuza në pritje të gjyqit.

Gjithsej janë sekuestruar 4000 bimë marijuanë, 42 kilogramë sytha marijuane, si dhe 80 kg hashash  dhe 60 gramë  MDMA. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 13’000 euro në monedha të ndryshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme