Kronika 7 July 2024, 10:53 Nga VNA

Protestoi duke urinuar para Gjykatës së Lartë, 41-vjeçari dënohet me arrest në shtëpi për veprat penale “kanosje për shak të detyrës”

Ndaje në Whatsapp
Protestoi duke urinuar para Gjykatës së Lartë, 41-vjeçari
Një 41-vjecar është dërguar nën masën e siugurisë “arrest në shtëpi” për veprat penale “kanosja për shkak të detyrës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Personi në fjalë ka shkuar më 24 shkurt 2024 rreth orës 13:20 para Gjykatës së Lartë bashkë me një person tjetër dhe protestonte. “Gjatë protestës ai ka marrë megafonin dhe ka filluar të ofendojë e fyejë Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe z.v kryetarin e gjykatës Ilir Panda”, thuhet në dosje referuar dëshmisë së specialistit të rendit pranë gjykatës së Lartë.

Të nesërmen, i njëjti person ka mbërritur pranë rrethimit të gjykatës që ndodhet në zemër të Tiranës dhe pasi ka sharë e ofenduar gjyqtarët dhe ka bërë filmime me celular ai ka kryer veprime të turpshme: duke urinuar para derës së gjykatës.

Videon e këtij veprimi e ka shpërndarë në rrjetin social tik tok me emrin “Shqipëria Europiane”.

41-vjecari ka shpjeguar se “Sokol Sadushi nuk iu përgjigjet telefonatave të tij, ndërsa u detyrua të urinonte para gjykatës se kishte pirë shumë birra”.

“Jemi këtu të dashur miq, ku do të bëjmë prapë sh*rrwn pranë institucionit Gjykata e Lartë. Faleminderit dhe shihemi në orën 2 të hënës që vjen”, shkruante ndër të tjera në tik tok, 41-vjecari.

Me 24 shkurt 2024, ndaj të njëjtit person ka paraqitur kallëzim një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnje, i cili ka referuar se në numrin personal ka marrë një mesazh kërcënues nga shtetasi H.XH, të cilin e ka palë në një proces.

Gjyqtari ka deklaruar se personi në fjalë kryente veprime të turpshme duke urinuar  para gjykatës. Nga hetimet ka rezultuar se këtë veprim ai e ka kryer disa herë.

Ky person ju shkruante në whats up ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe kreut të SPAK Altin Dumani, të cilët i bënte pjesë të grupeve të chatit me persona të tjerë dhe iu bënte screen bisedave dhe i publikon në tik tok.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme