Kronika 6 July 2024, 09:00 Nga VNA

Gjykata e Lartë ia kalon dosjen e 21 janarit SPAK-ut, në hetim edhe Berisha me Bashën

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë ia kalon dosjen e 21 janarit SPAK-ut, në hetim edhe

Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për ngjarjet e 21 janarit, ku gjatë një demostrate të opozitës së kohës me 21 janar 2011 u vranë katër protestues.

Gjykata supreme urdhëroi se dosja e 21 janarit të hetohet nga prokuroria e Posacme dhe jo prokuroria e Tiranës, që është e juridiksionit të zakonshëm. Kjo me arsyetimin se duhet hetuar i gjithë zinxhiri drejtues e komandues, duke përfshirë kryeministrin e kohës z.Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm po të kohës, Lulzim Basha dhe të zbardhet roli i tyre në ngjarje.

Për shkak të cilësive të veçanta të tyre, gjykata e Lartë thotë se kjo cështje duhet të hetohet nga prokuroria e Posacme dhe e urdhëron këtë të fundit të regjistrojë procedimin penal mbi bazën e një kallëzimi të bërë me datë 16 shkurt 2023, nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, një prej 4 të vrarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kolegji penal arsyeton më tej se në 13 vite kjo çështja ka mbetur e pahetuar për shkaqe nga më të ndryshmet dhe se prokuroria e Tiranës asnjëherë dhe në asnjë rrethanë smund ta hetonte këtë cështje, për shkak të mungesës së kompetencës, pasi niveli i lartë drejtues shtetëror ishin persona që nuk mund të hetoheshin nga një prokurori e zakonshme.

Kolegji vijon më tej, se vendimimarrja bazohet edhe në vendimin e gjykatës së Strasburgut Nika kundër Shqipërisë, ku 21 janari është parë si një krim shtetëror, ndërsa është konstatuar përpjekja për të zhdukur provat dhe ndërhyrja e autoriteteve për të devijuar hetimin.

Për vrasjet e dy protestuesit Ziver Veizi e Faik Myrtaj janë dënuar ish- kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo. Ndërsa vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë mbetur pa autorë. E veja e Aleks Nikës akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhëruesin e krimit dhe kërkon hetimin e tij.

Kallëzimi i saj në SPAK nuk u regjistrua dhe u kalua për kompetencë të Prokurorisë së Tiranës. Por vendimi i Gjykatës së Lartë që iu është komunikuar tashmë palëve e detyron SPAK të nisë hetimin për vrasjen e 4 protestuesve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme