Kronika 4 July 2024, 14:40 Nga VNA

Kishte masë sigurie nga GJKKO për inceneratorin e Fierit, arrestohet në Romë Juri Ymeraj

Ndaje në Whatsapp
Kishte masë sigurie nga GJKKO për inceneratorin e Fierit, arrestohet

Interpol Romë ka arrestuar ditën e sotme Juri Ymeraj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më një vendim të datës 11 nëntor 2022, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të pastrimit të parave.

Kujtojmë se Juri Ymeraj është i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, ku ai së bashku me Arbër Denizi dhe Silvester Driza, kanë themeluar shoqëritë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k.

Transaksionet e inceneratorit të Fierit me kompanitë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k, janë fiktive dhe se ato janë krijuar posaçërisht për t’u përdorur për të mbuluar natyrën e vërtetë të kryerjes së këtyre transaksioneve.

Madje dy subjektet, “Silish.pk, dhe “IP.Y” sh.p.k, kanë deklaruar të njëjtën adresë të selisë së tyre në Durrës. Asnjë prej këtyre shoqërive nuk kanë pasur kapitalin e nevojshëm, punonjësit e nevojshëm të kualifikuar për të kryer punimet sipas faturave tatimore.

Nga hetimet rezultoi se punëtorët e regjistruar janë punëmarrës fiktivë, pasi gjatë deklarimit të tyre rezulton se nuk kanë pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk njohin personat e tjerë të regjistruar si të punësuar.

Ndërsa personat që kanë themeluar shoqëritë respektive, Arbër Denizi, Silvester Driza, dhe Juri Ymeraj, kanë lidhje shoqërore me Arbi Kokën, djali i Lefter Kokës, ky i fundit i arrestuar i pari për këtë skandal!

Më datë 16 nëntor 2022, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja. Nga këto, 5 prej tyre janë ekzekutuar nga policia e shtetit.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme