Kronika 3 July 2024, 10:33 Nga VNA

I ati u vetëhelmua, flet djali i Pal Trashajt: Babai nuk po gjente drejtësi, kompanitë e mikrokredive na morën të gjitha pasuritë

Ndaje në Whatsapp
I ati u vetëhelmua, flet djali i Pal Trashajt: Babai nuk po gjente
Djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj tha se babai i tij u vetëvra për shkak se nuk po gjente drejtësi, pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.

Sipas të birit Gledisit, babai i tij para se të vetëvritej me fotoksinë para SPAK kishte telefonuar bashkëshortten dhe I kishte thënë se nuk po duronte dot me mungesën e drejtësisë.

“Humbja e prindit është e rëndë. Jemi të shokuar', tha ai.  Gledis Trashaj deklaroi se do të vijoje ta ndjekë cështjen derisa të dalë e vërteta dhe të marrin ndëshkim ata që cuan babain e tij drejt vetëvrasjes.

"Babai kërkonte drejtësi. Do të marr avokat e ta ndjek cështjen", tha ai.

Djali I 63 vjecarit theksoi se përmbaruesit I kishin bllokuar dhe atij pagën.

Më 2 korrik Trashaj piu fotoksinë para SPAK, pasi kërkoi takim me një oficer.

Ai u dergua në QSUT dhe sot në mëngjes ndërroi jetë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme