Kronika 2 July 2024, 14:45 Nga VNA

“E goditëm me thikë për shkak të xhelozisë”, Prokuroria çon për gjykim 4 të rinj për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi

Ndaje në Whatsapp
“E goditëm me thikë për shkak të

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për vrasjen e Aurelio Dervishit, në mars të këtij viti dhe dërgoi për gjykim dosjen penale ndaj Frensis Shehut dhe 3 të miturve me iniciale Sh.H., B.Sh dhe I.I.

Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, Aurelio Dervishi me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje Frensis Shehun.

“Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, i mituri Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij”, njoftoi prokuroria.

Aurelio Dervishi rezultoi sipas ekspertimit mjeko-ligjor se humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme