Kronika 29 Qershor 2024, 18:33 Nga VNA

Nga vrasja në zemër të Shijakut, te trafiku i drogës e blerja e votave. Karriera kriminale e Astrit Avdylit nga vitet 90 deri më sot

Ndaje në Whatsapp
Nga vrasja në zemër të Shijakut, te trafiku i drogës e

Astrit Avdyli, një prej emrave më kontrovers të botës së krimit, grupi i të cilit ka dominuar ndër vite Shijakun, mundi në 2015 të çante rrjetën e drejtësisë dhe të rifitonte lirinë, ndonëse ishte i dënuar për vrasje.

50-vjeçari u arrestua këtë të shtunë në ambjentet e vilës së tij luksoze në zonën e Shijakut, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi, ku SPAK goditi 7 grupe kriminale pas zbërthimit të Sky ECC.

Avdylaj ishte në aleance kriminale me Arben Ndokën ish-deputet socialist dhe Ervis Martinaj, mbretin e bixhozit i zhdukur pa gjurmë prej 2 vitesh dhe kërkonin me cdo kusht kokën e të fortit të Niklës Durim Bami. Akuzat e ngritura së fundmi ndaj Astrit Avdylit, vetëm sa e pasurojnë CV e tij kriminale.

Në korrik 1997, Astrit Abdyli u dënua me 16 vite burgim nga gjykata e Durrësit për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Referuar vendimit gjyqësor, Avdyli ekzekutoi në Shijak, personin i cili ishte i përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij, Dritan Avdyli në 1996.

Hetimet treguan atëkohë se Dritan Avdyli i kishte vënë gjobë Tefik Hykës, pronar i fabrikës së tullave.

Kushëriri i Astrit Avdylaj u nxor në pritë nga një shijakas, bashkëpunëtor i Hysës dhe u qëllua për vdekje nga Durim Kusi, një vrasës famëkeq nga kryeqyteti. Pasi u njoh me verdiktin e drejtësisë për vrasjen që kreu në zemër të Shijakut në shenjë hakmarrje për vrasjen e kushëririt Astrit Avdyli ndërmori një betejë ligjore që zgjati 10 vite për lirimin e parakohshëm nga burgu.

Ai e paraqiti kërkesën për lirim, për shkak të gjendjes shëndetësore në vitin 2006 dhe arriti të gjente dhe t’u thoshte lamtumirë qelive të burgut të Shënkollit në 2016, një vit para zgjedhjeve parlamentare.

Referuar vendimit gjyqësor të Gjykatës së Lartë, me një kolegj penal I përbërë nga gjyqtarët Edmond Islamaj, Kryesues dhe anëtarë Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj, i dënuari Astrit Abdyli u lirua me kusht 3 vite përpara se të përfudnonte dënimin.

Ai mundi të siguronte raport mjekësor, ku ekspertët psikiatër e diagnostikonin atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse".

“Ka rezultuar nga aktet e fashikullit se qëndrimi i mëtejshëm në burg për të gjykuarin rrezikon seriozisht jetën e tij, dhe në kushtet kur jeta e tij rrezikohet është e domosdoshme që i dënuari të trajtohet në kushte materiale e morale që i sigurojnë atij jetën, shëndetin e dinjitetin njerëzor”, arsyeton gjykata e Lartë në vendimin e saj, që i mundësoi lirinë Avdylit.

Më tej në vendim arsyetohet se: ”Ka rezultuar nga aktet e fashikullit se qëndrimi i mëtejshëm në burg për të gjykuarin rrezikon seriozisht jetën e tij, dhe në kushtet kur jeta e tij rrezikohet është e domosdoshme që i dënuari të trajtohet në kushte materiale e morale që i sigurojnë atij jetën, shëndetin e dinjitetin njerëzor”.

Kështu, me argumentin se qëndrimi në burg i rrezikonte jetën, bëri që Gjykata ti hapte dritën jeshile për lirim të parakoshëm dhe Astrit Avdyli kapërceu prangun e burgut të Shënkollit në Lezhë me 2 mars 2016.

Ai nuk humbi kohë, por menjëherë sapo rifitoi lirinë u përfshi në aktivitete të paligjshme të trafikut të drogës.

Prokurorët e Krimeve të Rënda të kohës përgjuan disa eksponentë të krimit dhe në tetor 2018 u zhvillua aksioni “Volvo 4” ku në pranga ranë 44 persona, përfshirë dhe Astrit Avdylin e vëllai i tij Altin Avdyli i njohur si Nicja.

Ndaj pjesëtarëve të grupit criminal Avdyli rëndonin dyshimet për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Grupi kriminal Avdyli, më në krye Astrit Avdylin ishte përfshirë edhe në aktivitetin e shitblerjes së votës në Durrës. Dosja e bujshme 339 zbuloi se Astrit dhe Altin Avdyli kishin komunikime të vazhdueshme me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako ku flitej për vota. Dosja 339 nuk u hetua kurrë e plotë për të ndëshkuar vjedhësit e votave, por dëshmoi qartë se grupet kriminale kishin shkuar deri aty se caktonin dhe emrat e kandidatëve për deputetë. Për tu rikthyer të Astrit Avdyli, nuk vonoi shumë. Sapo doli nga burgu për herë të dytë, ai sërish i hyri rrugës së krimit.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme