Kronika 28 June 2024, 08:45 Nga VNA

U pa në një lokal/ Theu masën e "arrestit shtëpiak" procedohet mjeku Edmond Gashi

Ndaje në Whatsapp
U pa në një lokal/ Theu masën e "arrestit

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi thyen masën e arrestit ne shtepi dhe gjendet në një lokal pranë shtëpisë. Policia e ka referuar në prokurori për veprën penale të largimit nga vendi i qendrimit. Po ashtu është proceduar dhe pronari i lokalit ku ka qëndruar Gashi pasi ka fshehur pamjet filmike.

Gashi akuzohet për shpërdorim detyre ne lidhje me skandalin që ka shpërthyer te Onkologjiku për të prekurit nga tumori që nuk merrnin shërbim ne spitalin shtetëror, por dergoheshin në klinika private ku paguanin shuma të mëdha parash.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme