Kronika 27 June 2024, 15:47 Nga VNA

Video ku Edmond Gashi largohet me vrap/ Gjykata e Tiranës: Doli nga dera për daljet e autorizuara

Ndaje në Whatsapp
Video ku Edmond Gashi largohet me vrap/ Gjykata e Tiranës: Doli nga dera

Video e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi, që largohet me vrap pasi njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, bëri xhiron e rrjetin.

Në lidhje me largimin e tij nga ambjentet e gjykatës, duke përdorur një nga hyrjet që lejohet vetëm për gjyqtarët ka sjellë edhe reagim zyrtar nga ana e institiconit të drejtësisë.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi Edmond Gashi teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”, theksohet në njoftim.

Edmond Gashi, është një nga tetë mjekët dhe zyrtarët e shëndetësisë të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, ku pacientëve me tumor nuk ju jepej shërbim në spitalin shtetëror, por orientoheshin në klinikat private.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme